Sali Berisha si korbi majë rrapit mbajti fjalimin e radhës duke kakarisur mbi fitoren e presidentit Donald Trump dhe konservatorizmit në SHBA, duke akuzuar mediat qeveritare se po fshehin përmasat e këtij triumfi.
Berisha e cilësoi këtë si një “mrekulli amerikane” që pasqyron triumfin e vlerave të lirisë, ku edhe dha lajmin mbi largimin e 70% të prokurorëve të lidhur me Xhorxh Soros, të cilët bashkëpunonin me krimin. Sipas Berishës, 30 prej tyre u shkarkuan me votë nga qytetarët, ndërsa të tjerët për bashkëpunime të dyshimta. Lajm që është vetëm në ëndrrat e Berishës sepse Trump akoma nuk e ka marrë detyrën dhe nuk ka akoma kompetencat e Presidentit.
Sipas Berishës tashmë Amerika nuk ka asnjë prokuror 30% janë larguar vetë nga frika e Trump dhe 70% i ka shkarkuar Trump nga ballkoni i shtëpisë dhe shtetin e ka në dorë “kryeprokurori” Trump duke menduar se presidenti amerikan është Berisha i 21 Janarit.
Ja përralla dhe ëndrrat e plakut nga ballkoni për pelegrinët e radhës
“Të dashur miq, mediat qeveritare po fshehin, përpiqen të maskojnë përmasat epike, gjigante të fitores të presidentit Donald Trump dhe vlerave të konservatorizmit në vendin e madh të lirisë, në SHBA. Institucionet, selia e partisë qendrore të krimit dhe drogës, ministrat dhe qeveritarët kishin përgatitur torta dhe shampanja, fishekzjarre dhe party natën e të martës, të bindur se do përfitonte përfaqësuesja Kamala Harris, në fakt përfaqësuese e ekstremit të majtë. Por, siç shkruante një mik i imi amerikan, e marta që kaloi shënoi mrekullinë amerikane.
E vërteta, shënoi mrekullinë jo vetëm amerikane, i shkruajta atij, por mrekullinë e botës së lirë. Miqtë e mi, me këtë rast dua t’u jap një lajm tjetër, se 70 përqind të narkoprokurorëve të Xhorxh Sorosit me datën 5 nëntor, i thanë lamtumirë detyrës. 30 prej tyre u shkarkuan me votë ekzemplare nga qytetarët amerikanë, të tjerët janë shkarkuar për flagranca bashkëpunimi me krimin dhe SHBA shpëtuan nga dhjetëra Dumanër, Kraja, kriminelë, zuzarë të Xhorxh Sorosit që sponsorizonte kriminalitetin dhe krimin, drogën, grabitjet, plaçkitjet me akte të hapura armiqësore, publike ndaj popullit amerikan, rendit, rregullit dhe qetësisë së atij vendi. Të gjitha këto tregojnë se e vërteta mund të vonojë, por ajo triumfon dhe vetëm triumfon,” tha Berisha.