osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

7 milionë eurot e Becchettit, dhe 14 milionë eurot e pallatit të Lulit

7 milionë eurot e Becchettit, dhe 14 milionë eurot e pallatit të Lulit

Aty ku shteti shqiptar i përdor gjyqet për pazare politike me kundërshtarët e tij, përfundimi është si ai i pallatit të Lulzim Bashës, që edhe pse i ndërtuar në det, në token e askujt, zaptuar nga vjehrri, edhe pse me dokumente të fallsifikuara, kishte marrë legjitimitetin e Edi Ramës, pasi ja kishte konsideruar legale të gjitha shkeljet dhe kishte vendosur t’ia shpronësonte.

 Mero Baze

Kompania e biznesmenit Francesco Becchetti, i cili vazhdon një betejë të gjatë ligjore me shtetin shqiptar, ka humbur gjyqin për hidrocentralin e Kalivaçit, dhe është i detyruar t’i paguajë shtetit shqiptar 7 milionë euro.

Vendimi vë në vend dinjitetin e shtetit shqiptar, pasi kontrata e lidhur për ndërtimin e hidrocentralit qysh në vitin 1998, është shkelur dhe zvarritur për vite të tëra, dhe në fund tentoi të mbrohej, duke hapur një stacion televiziv dhe ta paraqiste prishjen e kontratës, si luftë kundër shtypit.

Kësaj strategjie i shërbeu dhe mbledhja në televizion e disa emrave të njohur, deri “shoëman”, me çmime anomalisht të larta dhe për tregun europian, të cilët nuk gjenin dot më punë pas ikjes së Becchettit, çka tregon dhe faktin se më shumë se sa si gazetarë, ishin paguar si gardianë të një biznemeni problematik me ligjin.

Vendimi u Gjykatës së Arbitrazhit është sukses për qeverinë shqiptare, dhe tregon angazhimin e saj serioz në këtë çështje.

E kundërta ka ndodhur me gjyqin për pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë. Qeveria shqiptare me sa duket, nën avujt e dashurisë Basha-Rama vitin e kaluar, jo vetëm që u përfaqësua në gjyq nga avokatja e palës kundërshtare, por lejoi që të bëhej një gjyq skandaloz, bazuar jo mbi thelbin e pretendimit ligjor që duhet të ishte çmimi i kompensimit, por u trajtua si një çështje që kishte të bënte për prishje të paligjshme dhe presione psikologjike e politike mbi “viktimat”.

Ndërsa Becchetti do të detyrohet t’i paguajë 7 milionë euro shtetit shqiptar, vjehrri i Lulzim Bashës, për llogari të dhëndrit do marrë 14 milionë euro, pas një procesi të pazakontë dhe procedure tërësisht të përshpejtuar, me leje politike.

Në rastin e sotëm, kur shteti shqiptar është treguar serioz dhe ka angazhuar studio serioze avokatie, duket qartë rezultati.

Aty ku shteti shqiptar i përdor gjyqet për pazare politike me kundërshtarët e tij, përfundimi është si ai i pallatit të Lulzim Bashës, që edhe pse i ndërtuar në det, në token e askujt, zaptuar nga vjehrri, edhe pse me dokumente të fallsifikuara, kishte marrë legjitimitetin e Edi Ramës, pasi ja kishte konsideruar legale të gjitha shkeljet dhe kishte vendosur t’ia shpronësonte.

I vetmi ankim mund të bëhej për çmimin, por objekti i ankimit është bërë sikur qeveria ka prishur një ndërtim legjitim në mënyrë të paligjshme, duke ushtruar presion politik, dhe kjo bëhej ndërkohë që Rama dhe Basha përjetonin muajin e mjaltit mes tyre.

Gjyqi i sotëm tregon se nëse nuk ke interesa, mund të mposhtësh jo vetëm oligarkët vendas, por dhe ata që kanë emër në botë si të tillë. Dhe kur bën “gjoja”, ndodh që të merr dhe vjehrri i Lulit 14 milionë euro para zgjedhjeve. Të paktën 7 milionë i kompensuam. Dhe 7 na mbetën. Nëse Luli s’ka ndonjë hall tjetër para zgjedhjeve.