Deputetja e PD-së Grida Duma ka humbur çdo betejë elektorale që i kanë besuar në parti, megjithatë ajo vijon të jetë zonja me protagoniste e opozitës.
Çelësi i suksesit dhe shkëlqimit të Grida Dumës është afrimi me burrat e duhur në kohën e duhur, të cilët i kanë shërbyer si shkallë për të qëndruar dhe luajtur në skenën politike.
Diplomati Ilir Shqina është burri më jetëgjatë me letra në jetën e Grida Dumës. Ilir Shqina ishte profesori në fakultet i Grida Dumës, me të cilin u dashurua dhe më pas u martua në moshën 20 vjeçare.
Duma e mbajti si fasadë profesorin/diplomat për 22 vite. Fasada ra pas skandalit erotik me kolegun e saj Ervin Salianji, deputet i PD-së. Pas ndarjes me Ilir Shqinën, Duma nisi të bashkëjetojë me Salianjin, ndërsa u panë të dy në mbrojtje të hotelit të Fanes.
Por, nuk është më sekret që para se të hidhej në krahët e Ervin Salianjit, Grida Duma ka qenë e dashura kryesore e bankierit Artan Santos. Madje Santo e prezantonte Gridën edhe në rrethin tij miqësor.
Me këmbët mbi shpatullat e Santos, Duma u bë pjesë e qeverisë Berisha, si zëvëndësministre e integrimit, duke eklipsuar me shpejtësi ministen Majlinda Bregun, me të cilën ishte në luftë të ftohtë.
Telefonata e fundit e Artan Santos para se të viritej, sipas burimeve të prokurorisë, kishte qënë me Grida Dumën.
Pas vrasjes në qershor 2014, natyrshëm Grida Duma u trondit. Asaj iu shemb një bazë e fortë financiare, suportimi dhe lidhjesh të fuqishme.
Por, Grida Duma gjeti me shpejtësi një tjetër burrë si mbështetje. Ai ishte Naim Çili nga Labinoti, me emër të ndryshuar në Herni Çili, me lidhje politike me të dy krahet politikë.
Henri Çili promovonte figura nga Universiteti Europian i Tiranës ku ishte pronare, duke i futur më pas në rrethin e Lulzim Bashës dhe të Edi Ramës.
Edhe bandilli i ardhshëm i Dumës, Ervin Salianji, ka dalë nga dora e Naim Çili, i mori një goditje të rëndë dhe humbi fuqinë e ndikimit pasi u arrestua në shkurt të vitit 2020 si sekser gjyqtarësh për të liruar kriminelë dhe trafikantë nga burgu, duke marrë shuma të mëdha parash dhe prona në këmbim. Çili mori vendim pafajësie, por goditje i dha gjithsesi efektet.
Pas vrasjes së Santos, Naim Çili u shfaq në rolin e mentorit të Grida Dumës, të cilën e afroi me Lulzim Bashën. Grida Duma do të ishte mbështetja më e zjarrtë e Lulzim Bashës.
Ky i fundit i besoi Grida Dumës rolin protagonistes së gruas në PD dhe betejat më të rëndësishme elektorale, përfshirë edhe kandidimin për Bashkinë Durrësit, që të gjitha të humbura nga Grida Duma, e cila nuk kishte asnjë lidhje me terrenin dhe njerëzit.
Në fushatën për Durrësin bëri më shumë sfilatë, duke u shfaqur çdo ditë me veshje që dominonin premtimet dhe programin.
Ishte koha kur Grida Duma, në kërkim të porositësve të vrasjes së Santos, u përfshi në një aferë pasioni me një prokuror të njohur. Prapaskena mëson se afera ishte sekondare dhe për shkak të një gjendje të ngarkuar emocionale.
Nga ana tjetër, Grida Duma nisi të shfaqej shpesh në zyrën e Sali Berishës në kullën e Bashkim Ulajt pranë stadiumit.
Ajo rrinte për orë me radhë në zyrën e Doktorit, ku edhe i lexonin poezi me zë të lartë njëri-tjetrit. Nuk ka dyshime për ndonjë implikim nga ana e Berishës, i cili sipas disa burimeve të dorës së parë e kishte më shumë mendjen tek turma e njerëzve që prisnin ta takonin në paradhomë, se sa tek recitimet e gjata të Gridës.
“Unë e quaj mentor politik, nga i cili marr eksperiencë dhe së paku përsa i përket dijes politike që ai ka, duhet të pranojmë plotësisht se është fat të kesh një njeri që mund të këshillojë ndonjëherë aq sa ai ka mundësi apo ka pasur mundësi ta bëjë me mua dhe i jam mirënjohëse për këtë. Unë mendoj se Berisha njihet për një kualitet të madh të tij, ai ka mbrojtur njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij”, thoshte Duma më parë.
Grida Duma i vuri këmbën Doktorit pasi u shpalll non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u pozicionua në krah të Bashës, kur ky i fundit përjashtoi Berishën nga partia.
Por, shumë shpejt erdhi dita që Grida Duma i ‘nguli thikën pas shpine’ edhe Lulzim Bashës, kur Basha nisi t’i besonte Jorida Tabakut dhe Gaz Bardhit betejën politike, duke mënjanuar disi Dumën dhe Salianjin.
Por, arsyeja kryesore e krisjes është se Duma besoi se Berisha po e rrëzonte Bashën dhe ky i fundit nuk ishte më i dobishëm për karrierën e saj politike.
Grida Duma tashmë po bën çdo përpjekje për të ‘hyrë në zemrën’ e Doktorit, të cilin për momentin e sheh si përcaktues për vijim e karrierës së saj politike.