‘’China Railway Rolling Stock Corporation’, njihet si furnizuesi i dytë më i madh në botë për pajisjet e transportit hekurudhor, në vitin 2021 pritet të prodhojë trenin më të shpejtë në botë i cili pritet të lëvizë me 600 km në orë.
Kujtojmë se deri më tani trenat e përdorur në linjën mes Pekinit dhe Shangait kanë një shpejtësi operative maksimale prej 350 km/h.
Inxhinieri Ding Sansan shumë optimist për këtë projekt ka thënë:
Merrni distancën Pekin-Shangai për shembull, me avion është 4 orë e gjysmë, me një tren të zakonshëm të shpejtësisë së lartë një orë më shumë se aq dhe me super trenin, për të cilën po flasim, koha do të shkurtohet në 3 orë e gjysmë.’’
Burimi:https://edition.cnn.com/travel/article/china-highspeed-maglev-prototype/index.html