1xbet betist supertotobet
konya escort
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
grandpashabet grandpashabet giriş cratosroyalbet betwoon maxwin ramadabet dedebet damabet anadoluslot trwin
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

6 muaj zvarritje, shtyhet sërish seanca në GJKKO për Berishën dhe Malltezin! Zvarritja ka thyer çdo rekord juridik: Tre vendimet që mund të merren

6 muaj zvarritje, shtyhet sërish seanca në GJKKO për Berishën dhe Malltezin! Zvarritja ka thyer çdo rekord juridik: Tre vendimet që mund të merren

Është shtyrë sërish seanca paraprake në GJKKO për aferën Partizani, ku pritej të vendosej nëse do të kalonte për gjykim Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë. Shkak është bërë mungesa e avokatit të Fatmir Bektashit ndërsa seanca e radhës do të mbahet me 18 Prill, ora 09:30.

Edhe herën e kaluar, më 11 prill seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të ortakut të Malltezit, Xhimi Begejas. E njëjta taktikë u ndoq edhe më 4 Prill, ku mungoi avokati i dhëndrit të Berishës.

Ky proces formal procedurial në GJKKO po zvarritet tej çdo limiti ligjor, duke thyer edhe të gjitha rekordet e seancave paraprake ndër tre dekada, pasi prej muajsh gjyqtarja nuk po merr dot një vendim për ta kaluar ose jo dosjen në gjykim.

Ekspertët thonë se ky është një zhvillim i paprecedentë juridik, sepse këto lloj seancash nuk marrin më shumë nga një muaj procedura. Madje afatet e tij po shkojnë njëlloj si një gjyq themeli GJKKO ka edhe dy opsione të tjera për çështjen; pushimin e saj, ose kthimin për plotësim hetimesh, me një afat shtesë për SPAK-un.

Opsioni shtesë është që seanca të shtyhet përsëri për një datë tjetër dhe mundësisht pas fushatës elektorale, pikërisht me këtë motiv

Seancat shtyhen pa fund që prej fillimit të këtij viti, herë për shkak të mungesës së avokatëve dhe herë të tjera në faktorë ekstra procedurialë. E premtja e sotme shënon fiks edhe 7-mujorin e marrjes të pandehur të Sali Berishës, në akuzë për korrupsion pasiv, të kryer në bashkëpunim me dhëndrin, i cili akuzohet edhe për pastrim parash.

Nëse të pandehurit nuk vijojnë me të njëjtën strategji shtyrjeje dhe zvarritjeje, siç kanë bërë për rreth 6 muaj, pritet që më në fund vendimi të merret nga gjyqtarja Flojera Davidhi e cila ka marrë raport të gjatë mjeksor duke zëvëndësuar nga Pllumbi që la Veliajn në burg pa asnjë provë si “intimidues” me telefonin e burgut dhe bënë gallatë me kërcënuesi real të familjes Berisha.

Procesi vjen në këtë pikë pas gati 4 vite e gjysmë nga nisja e hetimeve dhe pasi Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë u morën të pandehur, ndërsa seanca e parë paraprake u zhvillua që më 24 tetor.

Kalimin në gjyq e vonuan kërkesa pa fund të avokatëve mbrojtës të palëve, që morën dhe kohë për t’u njohur me materialet. Kohë e cila u zgjat me lexim të qindra faqeve pretendime po nga avokatët, si një tendencë e qartë për ta zvarritur një proces që duket sikur po e çonin në “kalendat greke”.

Berisha dhe Malltezi vijojnë të jenë në masë sigurie, i pari “detyrim paraqitje” dhe i dyti “arrest shtëpie”, ndërsa kalimi në gjyq do të ishte përballja e parë e vërtetë e të dyve me sistemin e drejtësisë.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Paralelisht SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit.

Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon me fraksion të kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.

Dosja ‘Partizani’, të pandehurit:

-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

-Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’

-Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’

-Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për ‘Pastrim Parash’