Ata më shumë se sa bashkëshortë, janë dy “dashnorë” të përjetshëm me njëri-tjetrin. Këtë herë është regjisori ai i cili kthehet 50 vite pas në kohë duke kujtuar momentin kur Natasha u bë e tija. Padyshim një nga letrat që do donte të lexonte çdo grua, në çdo kohë.
DEDIKIMI I PLOTË NGA MEVLAN SHANAJ PËR NATASHA LAKON: “50 qindarka per te bere dashuri”! Vjen muaji maji dhe une prej 50 vjetesh qe kur u bere pjese e imja ndihem i lumtur. Ishte maji kur u martuam.
Ështe maji i pervitshem qe me ben krenar. Te jesh krenar per bashkeshorten duket normale, se gruaja eshte familja ,eshte nena e femijeve te tu , eshte gjyshja e femijeve ! Por cdo njeri ka te vecantat e tij.
Kur u njohem bashke ishim studente dhe ne te gjithe historite e moshes , nuk dihet vazhdimi. Po cfare ndodhi mes nesh?! Une erdha te ti , te e vecanta jote, te finesa , te aparenca qe ishte ndryshe,
te ndjesia qe nuk kisha gjetur, te intelekti qe me bente te heshtja, te kultura qe me shtynte te mesoja, te personaliteti qe nuk e kisha prekur kurre deri ate kohe ne jete. Te mencuria, te permbajtja te filosofia per jeten.
Ti erdhe me dijen tende dhe me pasurove mendjen, kulturen, sedren, profesionin. Me ty zhduka , rrembimet, capkenlleqet, te ti ndertova burrin. Nder vite familja me femijet persosen kuptimin e se bukures, qe i dha jete jetes normale. Ishe ti qe mbajte autoritetin e gruas se perkushtuar, ne familje , ne krijimtari.
Ishe ti me librat qe te rrethonin ne cdo qoshe, ishe ti qe zmadhove kuptimin e fisnikerise se femres. Nuk cudite askend me qenien tende, por mahnite burrin, krenove femijet. Ti ishe, je dhe do mbetesh gruaja e permasave te medha. Ti ishe femije i vetem.Ishe vajze e lindur per dije, u bere grua qe dhe dije, je bashkeshorte qe te jep kuptim.
Ne cdo hap te jetes me ke bere krenar. Je femra me e lire ne vetegjykim apo veprim, kam qene burre me fat qe nuk mendoja pa siguri te hapave te tu. Ti ke ditur si te ecesh edhe e bukur, elegante ne veshje gjithe sqime.
Me kujtohet kur sapo ishim njohur se bashku ate dite maji te 23 viteve te jetes tende, shkelqeje me nje minifund blu, me ate veshje te dilnin ne pah hiret e nje vajze te gjate me trupin lastar as 5O kg dhe disa djem sic ndodhte ne ate kohe vershellyen, por ti nuk u shqetesove, ti ishe vajze Korce, nuk te nenshtronte dot Tirana.
Prej atij casti kuptova se femra ne raport me boten , di te jete vetevetja kur ajo di se kush eshte. Une tashme pas 50 vjetesh kam kuptuar qe te kesh nje garanci nga njeriu qe ke ndertuar jeten je i bekuar!
Te them 100, kete e di ,se te dyja gjyshet e tua, iken rreth te 95 sa nje dite gjyshja qe te ka rritur , kur ishte 93, tha per nje shoqen e saj epo ajo ishte e madhe. Gjyshja e dinte veten ende te re. Po ti , jam i bindur, do thuash ne ate moshe, ej sa shume kam per te shkruar ende.
Perseri poezia do jete te ti si udhetare e botes per te ftuar Witman-in qe ne adoleshence te tronditi deri te Transtromer qe i dhe ze shqip.Me kete rast te pervjetorit te dites tende te lindjes, ne ate 13 maji 1948, kur kishe mbetur ne maternitet per
10 dite pasi babain veteran te luf tes e kishin bu rgo sur per mungese vigjilence, pasi nuk kishte treguar per shkrimtarin shokun e tij se do arratisej. Ti provove ngujimin qe ne shtepine e lindjes.Ndoshta si revansh i “burgosjes” tende 10 ditet e lindjes ne materniterin e Korces, sfidove boten dhe u bere shkrimtare. Sonte ku do mblidhemi per te thene: Jete te gjate e te lumtur!?