Koncerti i këngëtarit Soolking në Algjeri u kthye në tragjedi, pasi 5 persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën si pasojë e dyndjes dhe kaosit në një prej hyrjeve të stadiumit ku zhvillohej koncerti. Më shumë se 25 mijë njerëz ishin brenda në stadium, ku Soolking performoi hitet e tij, përfshirë edhe këngën “Zemër”, një bashkëpunim i suksesshëm me Dhurata Dorën, e cila ishte e ftuar në këtë koncert.