osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

5 kërcënimet e mëdha ndaj njerëzimit ashtu si e njohim

5 kërcënimet e mëdha ndaj njerëzimit ashtu si e njohim

Ne e kemi për detyrë të parandalojmë rreziqet ekzistenciale, duke mos lejuar që ato të bëhen realitet. Ja disa nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballet njerëzimi
Në valën e krizës aktuale me të cilën po përballet njerëzimi, ndoshta kemi harruar brezat e shumtë, që shpresojmë të vijnë. Jo ata që do vijnë 200 vjet nga sot, por pas 1000 ose 10000 vjetësh.

Po përdorim fjalën “shpresojmë”, pasi sot përballemi me risqe – madje, ekzistenciale – që e kërcënojnë me zhdukje njerëzimin. Këto risqe nuk janë thjesht katastrofa të mëdha, por të një natyre që mund t’i japin fund historisë.

Megjithatë, ato mbeten të pastudiuara siç duhet. Ka një sens pafuqishmërie dhe fataliteti lidhur me to. Njerëzit kanë biseduar për apokalipsinin e mileniumit, por pak janë përpjekur ta parandalojnë atë. Po ashtu, njerëzit nuk janë të aftë që, me veprimet e tyre, të parandalojnë problemet, që ende s’kanë ndodhur.

Zhdukja humane do të thotë humbje e kuptimit, jo vetëm e qëllimeve individuale dhe atyre që janë krijuar nga brezat e mëparshëm, por edhe të atyre që do krijohen nga brezat e ardshëm. Nëse ndërgjegja ose inteligjenca humbasin, kjo do të thotë se vlerat në vetvete, do të zhduken nga Universi. Kjo është një arsye morale madhore për të punuar fort për parandalimin e kërcënimeve ekzistenciale.

Më poshtë, jepet një listë e atyre që konsiderohen sot për sot, si pesë rreziqet më të mëdha ekzistenciale, edhe pse kjo nuk është një listë përfundimtare.

1. Lufta nukleare
Edhe pse vetëm dy armë nukleare janë përdorur në luftë deri më tani, në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përdorimi i këtyre armëve nuk është më në pikun e vet si në Luftën e Ftohtë, prapëseprapë, është gabim të mendohet se lufta nukleare është diçka e pamundur. Në fakt, ajo nuk mund të mos jetë e mundur!
Kriza në Kubë ishte shumë afër kthimit në një luftë nukleare. Nëse llogarisim, një ngjarje e tillë ndodh një herë në 69 vjet dhe një në tre herë ekziston mundësia që ajo të jetë nukleare. Shansi për një katastrofë të tipit Hiroshima dhe Nagasaki rritet rreth një herë në 200 për çdo vit.

Probabiliteti aktual ka ndryshuar në varësi të tensioneve ndërkombëtare, por duket e arsyeshme që shanset të mos jenë më të ulëta se një në 1000 në vit. Një luftë nukleare e plotë midis fuqive madhore do të vriste miliona njerëz, menjëherë ose për një kohë të caktuar dhe kjo do të ishte një katastrofë e paimagjinueshme.

Megjithatë, këto shifra nuk mjaftojnë për ta shndërruar frikën në një krizë ekzistenciale. Një armë hipotetike e propozuar që mund të shkaktonte një krizë të tillë janë bombat prej kobalti, por në praktikë, ato janë të vështira dhe të shtrenjta për t’u ndërtuar.
Kërcënimi real është dimri nuklear, që mund të karakterizohet nga një ftohje shumëvjeçare dhe nga tharja e tokës. Simulimet e klimës tregojnë se ajo mund të frenojë agrokulturën për një pjesë të madhe të botës për vite të tëra. Nëse ndodh një skenar i tillë, miliarda njerëz do të vuajnë urie.

2. Pandemia bioinxhinierike
Pandemia natyrore ka vrarë më tepër njerëz sesa luftërat. Megjithatë, pandemia natyrore ka pak gjasa për t’u shndërruar në një kërcënim ekzistencial. Zakonisht, njerëzit janë rezistentë ndaj patogjenëve dhe pasardhësit e të mbijetuarve do të jenë më rezistencë sesa ata.
Evolucioni nuk favorizon parazitët që shfarosin speciet, siç mund të shpjegohet për shembull, pse sifilizi u shndërrua nga një vrasës viral në një sëmundje kronike në Europë. Por, fatkeqësisht, tani sëmundjet janë bërë “më të zgjuara”. Një nga shembujt më të fuqishëm është sesi paraqitja e një gjeni ekstra tek lia e minjve, e bëri atë më vdekjeprurës dhe të aftë për të infektuar individët e vaksinuar. Puna shkencore e bërë së fundmi me gripin e shpendëve ka treguar se ka kontigjentë sëmundjesh që mund të përhapen në mënyrë të jashtëzakonshme.

Sot për sot, risku i çlirimit të diçkaje shkatërruese mbetet i ulët. Mirëpo bioteknologjia përmirësohet, duke i vënë grupet në një rrezik më të madh. Shumica e punës kërkimore në drejtim të bioarmëve është bërë nga qeveritë, të cilat janë përpjekur të gjejnë diçka të kontrollueshme, pasi, fshirja e njerëzimit me forca ushtarake nuk është aq efektive.
Duke marrë parasysh shifrat aktuale, risku për një pandemi globale nga bioterrorizmi duket shumë i ulët. Por kjo vlen thjesht për bioterrorizmin: qeveritë kanë vrarë më tepër njerëz sesa terroristët me bioterrorizmin. Më tepër se 400 mijë janë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të programit bioluftë të Japonisë. Ndërsa teknologjia bëhet më e fuqishme, në të ardhmen, patogjenët e rrezikshëm bëhen gjithnjë e më të lehtë për t’u krijuar.

3. Superinteligjenca
Inteligjenca është tepër e fuqishme. Një rritje e vogël në aftësinë për të zgjidhur problemet dhe për të koordinuar një grup, është arsyeja pse i kemi lënë majmunët në pyll. Tani, ekzistenca e tyre varet nga vendimet nejrëzore, jo nga ajo që ata bëjnë në vetvete. Të qenit i zgjuar është një avantazh real për njerëzit dhe organizatat, ndaj bëhen kaq shumë përpjekje në gjetjen e mënyrave për përmirësimin e inteligjencës individuale dhe kolektive: nga drogërat që përmirësojnë të menduarit deri tek programet (software) e inteligjencës artificiale.

Problemi është se entitetet inteligjente janë të mira në arritjen e qëllimeve, por nëse qëllimet përcaktohen në mënyrë të gabuar, ato mund ta përdorin fuqinë për arritjen e pasojave katastrofike. Nuk ka arsye të mendohet se inteligjenca në vetvete do të sjellë diçka të mirë dhe morale. Në fakt, është e mundur të provohet se tipe të caktuara sistemesh superinteligjente nuk do t’i zbatonin rregullat morale.
Në përpjekje për t’u shpjeguar gjërat sistemeve inteligjente artificiale, ne shkojmë drejt çështjeve të thella praktike dhe filozofike. Vlerat njerëzore janë difuze, komplekse, të cilat nuk mund t’i shpjegojmë siç duhet, dhe, edhe nëse e bëjmë, mund të mos kuptojmë gjithë implikimet që ato do të kenë.
Inteligjenca e bazuar në programe mund të bëhet e fuqishme në mënyrë të frikshme. Ajo mund të përshkallëzohet në mënyra të ndryshme nga inteligjenca biologjike. Kjo mund të ketë pasoja katastrofike, nëse qëllimet nuk përcaktohen siç duhet.

E pazakonta për superinteligjencën është se ne nuk e dimë nëse shpërthimet e shpejta dhe të fuqishme të inteligjencës janë të mundura të ndodhin. Ndoshta, qytetërimi ynë si një i tërë synon të përmirësojë veten me ritmin më të shpejtë të mundshëm. Por ka edhe arsye të forta për të besuar se disa teknologji mund t’i përshpejtojnë gjërat më shpejt sesa mund të përballohet në shoqërinë aktuale.

4. Nanoteknologjia
Nanoteknologjia i referohet kontrollit mbi lëndën, me një precizion në nivel atomik ose molekular. Në vetvete, kjo nuk është diçka e rrezikshme, përkundrazi, përbën një lajm të mirë për shumicën e aplikacioneve. Problemi është se, ashtu si në rastin e bioteknologjisë, rritja e fuqisë rrit edhe potencialin për abuzime, i cili është i vështirë për t’u sfiduar.

Problemi i madh nuk janë nanomakineritë që “hanë” gjithçka. Kjo do të kërkonte një dizenjim shumë të zjuar dhe për këtë qëllim. Është e vështirë që ta bëjmë një makineri të replikohet: biologjia është shumë më e aftë në këtë drejtim. Ndoshta ndonjë maniak ia ka dalë mbanë, por ka shumë fruta të tjera “që varen poshtë” në pemën teknologjike të shkatërrimit.

Risku më i dukshëm është se prodhimet atomike precize duken ideale për prodhimin e produkteve si armët. Në një botë ku çdo qeveri mund të “printojë” sasi të mëdha armës automatike dhe gjysmëautomatike, gara për armë mund të bëhet tepër e shpejtë dhe si rrjedhim, e paqëndrueshme. Armët mund të jenë të vogla dhe të vijnë në formën e “helmit të vogël” që vepron si gaz nervor, ose si sisteme robotike mbikqyrëse për nënshtrimin e popullsisë, sa ma tepër të jetë e mundur. Nuk mund ta gjykojmë riskun ekzistencial që mund të na vijë nga nanoteknolgjia e së ardhmes, por ai duket se mund të jetë potencialisht shqetësues.

5. Të panjohurat e panjohura
Mundësia më e papërcaktuar është diçka atje tej, që mund të jetë vdekjeprurëse, por që ne as e kemi idenë se çfarë mund të jetë. Qetësia në qiell të hapur mund të jetë një e dhënë për këtë. A është mungesa e alienëve një shenjë se jeta ose inteligjenca është ekstremisht e rrallë, apo sepse jeta inteligjente priret të zhduket? Nëse do të ketë një filtër të madh të së ardhmes, ai duhet të jetë vënë re edhe nga qytetërime të tjera.

Çfarëdolloj risku qoftë, ai do të jetë diçka thuajse e pashmangshme, madje edhe kur ne të bëhemi të vetëdijshëm se ai është atje. Ne nuk jemi në dijeni për natyrën e këtyre rreziqeve, por ato mund të jenë prezente.

Mund të vrisni mendjen pse ndryshimi i klimës ose rënia e meteorëve kanë mbetur jashtë kësaj liste. Ndryshimi klimatik, pavarësisht se është i frikshëm, nuk ka gjasa që ta bëjë planetin të pabanueshëm. Meteorët mund të na shfarosin, por duhet të jemi vërtet pa fat nëse ndodh kjo.
Mesatarisht, gjitarët mbijetojnë për miliona vjet.

Ndaj, niveli i zhdukjes natyrore është 1 në 1 milionë në vit. Kjo është shumë më e ulët sesa risku i luftës nukleare, i cili, pas 70 vjetësh, do vazhdojë të jetë kërcënimi më i madh ndaj ekzistencës sonë të gjatë. /Shekulli Online/