Në ditët e fundit në vendin tonë numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të jetë i lartë, kjo ka bërë që organet kompetente të vihen në lëvizje për të forcuar masat e sigurisë ndaj Covid-19.
A do rivendoset rikthimi i masave drastike të izolimit pas rasteve rekord? Përgjigjet kryeinspektorja dhe tregon për dënimet që do nisin: Ja arsyet pse u rrit numri i të infektuarve
Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko dhe drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj, gjatë inspektimit me Task Forcën për të parë nga afër respektimin e masave të kushtëzuara të hapjes, në një qendër tregtare në Tiranë. Sipas Rukos, këto masa duhen forcuar edhe më shumë.
“Numrat na tregojnë se rreziku i pandemisë nuk ka kaluar, madje ka një shqetësim në rritje. Ndaj masat duhen forcuar dhe vigjilenca duhet shtuar. Askush nuk do të ngelet pa u inspektuar dhe pa marrë masat kundër COVID. Masat e hapjes janë të kushtëzua. Ne duhet të shijojmë me përgjegjshmëri këtë liri dhe të jemi të ndërgjegjshëm”, tha Kuko.