osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“4 dhoma pa leje”, inspektorët e IMT trokasin te dera e Lulzim Bashës, i vendosin ultimatum 5-ditor

“4 dhoma pa leje”, inspektorët e IMT trokasin te dera e Lulzim Bashës, i vendosin ultimatum 5-ditor

Pas publikimit nga media të pamjeve nga shtesa e 4 dhomave pa leje që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë në apartamentin e tij në katin e 13 që gjendet në rrugën “Dervish Hima”, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur verifikimin e faktit në terren. Inspektorë të IMT-së janë paraqitur gjatë ditës së sotme në apartamentin në pronësi të kreut të opozitës, Lulzim Basha për të bërë verifikimet e nevojshme nëse gjendja aktuale e tij është në përputhje me dokumentacionin dhe planimetrinë mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit të pallatit.

Edhe pse e mohoi, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kur ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit i ka dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon aktualisht madje nuk ka paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë.
Sot Ai nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së që të bëjnë detyrën e tyre që i ngarkon ligji për të bërë verifikimin përkatës.
Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar por nuk i kanë lëjuar të futën në apartament.

Në këto kushte IMT i ka dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vetë gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Bashkia Tiranë bazuar në kompetencat e ngarkuara nga ligji, si dhe referuar indicieve dhe ankesave të depozituara dhe administruara nga IMT, Bashkia Tiranë, lidhur me apartamentin e ndodhur në adresën Rr. Dervish Hima” dhe “Skerdilajd Llagami”, Kulla 2, Kati 11/12 i banimit, për shkak të mungesës së aksesit në ambientin e sipërpërmendur, lutemi që brenda aftit 5 ditor të dorëzoni pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, dokumentacionin tekniko-ligjor në lidhje me apartamentin në pronësinë Tuaj”, thuhet në shkresën që IMT i drejton bashkëshortes së Bashës dhe bashkëshortes së tij Aurela Isufi.

Kreu i PD-së ka bërë plotë 4 dhoma shtesë pa leje në banesën e tij pranë Parkut të Liqenit. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.