Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ripostuar mesazhin e kreut të PD-së Lulzim Basha në “Twitter” kushtuar 4 “Dëshmorëve të Atdheut, të vrarë në krye të detyrës nga Dritan Dajti.
Balla e shoqëron ripostimin me një mesazh në të cilin i rikujton Bashës lidhjet me autorin e vrasjes gjatë ushtrimit të detyrës së tij si ministër i Brendshëm.
Deputeti socialist nënvizon se dora kriminale e lidhur me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhtoi dëshmorët. Ai thekson se drejtësia vonon por nuk harron.
“Nderim dhe respekt dëshmorëve. Ne nuk harrojmë se dora kriminale e lidhur me LBPD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhëtoi dëshmorët. Ky u gradua&promovua nga Lulezim Basha Ministër i Brendshëm vetëm një muaj më pas. Drejtësia vonon, por s’harron”, shkruan Balla.