Dhjetë vitet e fundit numri shtetasve shqiptarë që vizitojnë Ekuadorin është rritur. Drejtoria Kombëtare e Policisë kundra narkotikëve i kushton një vëmendje të posaçme vizitorëve shqiptarë pasi ata konsiderohen si potencialisht të përfshirë në trafikun e kokainës.
Pikërisht për të parandaluar aktivitetin kriminal të shtetasve nga Europa autoritetet ekuadoriane kanë ngritur në operacion të koduar Acrux. Në bashkëpunim me Departamentin Europian kundra narkotikëve oficerët e operacionit ACRUX ndaluan në Aeroportin Ndërkombëtar të José Joaquín de Olmedo në Guayaquil më 16 Qershor 2017 dy shtetas shqiptarë.
Policia ekuadoriane dha vetëm mbiemrat e tyre. Ata janë Darre.Driza dhe G.Hoxha. Operacioni policor zbuloi se në valixhe kishin fshehur 350 mijë euro, si dhe 500 dollarë duke tentuar t’i kalonin pa i deklaruar. Siç shihet nga fotot e siguruara ekskluzivisht nga Report TV kartëmonedhat prerje 500 euro ishin fshehur në bishtat e pjesës tërheqëse të valixhes.
Shqiptarët fluturonin nga Madridi ne Spanjë drejt Ekuadorit. Pas kapjes së tyre autoritetet policore thane se po koordinonin me Ambasadën përkatëse dhe Organizatat Ndërkombëtare të Sigurisë për të përcaktuar nëse ata janë pjesë e ndonjë rrjeti të krimit të organizuar dhe nëse janë ne procese gjyqësore të hapura në vende të tjera.
Dy shqiptarët e arrestuar në Ekuador