Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për 31-vjetorin e Partisë Socialiste.
Rama në urimin e tij përmend të gjithë ata që kanë kontribuuar në PS, që nga themeluesit, lideri Fatos Nano dhe patronazhistët.
Urimi i Ramës:
MIRËMËNGJES dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot #PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë
#31VJETPS