osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

300 euro për shtetësinë shqiptare. Shtohet dhe “Origjina” si kategori e re

300 euro për shtetësinë shqiptare. Shtohet dhe “Origjina” si kategori e re

Ulja e numrit të popullsisë po detyron qeverinë shqiptare që të ndryshojë ligjin “Për shtetësinë” duke zgjeruar rrethin e përfitimit të kategorive, duke afruar investitorët e huaj apo emigrantët. Një vendim tjetër është edhe ai i dhënies të së drejtës së rifitimit të shtetësisë, por edhe të gjithë atyre që kanë origjinën shqiptare. Për këtë Ministria e Brendshme ka hartuar tashmë projektligjin e ri, i cili pas miratimit në qeveri do të votohet në Parlamentin shqiptar.

Në dokumentet e siguruara nga Gazeta Si theksohet se kjo nismë pritet të shoqërohet me ndikime sociale në dy aspekte: regjistrimi i personave të cilët kanë fituar shtetësinë shqiptare me dekret presidencial, por që nuk janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile përkatëse, si dhe regjistrimi i personave që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të lindur jashtë territorit shqiptar qoftë edhe me njërin prind më shtetësi shqiptare, do të sjellë rritje të numrit të popullsisë shqiptare, si dhe ushtrimin nga ana e kësaj kategorie subjektesh,të të drejtave që lidhen me të pasurit shtetësinë shqiptare.

Origjina shqiptare, natyralizimi, emigrantët dhe investitorët
Në ndryshim me ligjin aktual “Për Shtetësinë”, drafti i ri parashikon shtim i një kategorie të re për përfituesit e shtetësisë shqiptare. “Shtetësia shqiptare fitohet me: a) lindje; b) origjinë; c) natyralizim; d) birësim”, theksohet në nenin 4 të draftit. Pikërisht kategoria e re që shtohet është “origjina”.
“Shtetësia shqiptare në bazë të origjinës, fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë apo kanë pasur shtetësinë shqiptare në momentin e paraqitjes së kërkesës, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në dy shkallë, e kërkuesit me të paralindurin. Ndërsa sa i përket fitimit të shtetësisë me natyralizim nga të huajt parashikohet që të paraqitet një kërkesë dhe plotëson disa kushte, të ketë mbushur moshën 18 vjeç, ka zotësi juridike për te vepruar, qëndron në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 5 vjet në territorin shqiptar, si dhe ka përfituar leje të përhershme qëndrimi, sipas ligjit “Për të huajt” dhe që është vlefshme në momentin e aplikimit.

Një kriter tjetër njohja dhe mbrojtja e gjuhës shqipe, si dhe njohurive bazë të historisë dhe Kushtetutës së RSH-së, kriteri i të ardhurave, të ardhurat e mjaftueshme për të jetuar, mos qenia i dënuar në shtetin ku ka qenë. Shtetësi parashikohet t’i jepet edhe atyre emigrantëve që kanë kërkuar azil apo dhe investitorëve të huaj që prej vitesh jetojnë e banojnë në Shqipëri.

“Është menduar që mund të aplikojnë për fitimin e shtetësisë të huajt që kryejnë investime në sektorë strategjikë në RSH, sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për të huajt dhe që kanë banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 3 vjet në territorin e RSH-së”, thuhet në raportin e hartuar për këtë nismë.

A përfitojnë shqiptarët e Kosovës?

Drafti parashikon shfuqizimin e VKM-së, nr. 554, datë 3.7.2013, “Për përcaktimin e procedurave për njohjen, ose fitimin e shtetësisë shqiptare nga personat me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës”. Gazeta Si u interesua pranë ministrisë së Brendshme nëse ky draft i hapte rrugë dhënies së shtetësisë shqiptarëve të Kosovës, duke vendosur kriteret e origjinës. “VKM që po kërkohet të shfuqizohet është implementuar në këtë projektligj dhe se nuk ka të bëjë në veçanti për kosovarët, por për personat me origjinë shqiptare”, pohuan zyrtarët për Gazetën Si.
Rifitimi i shtetësisë i atyre personave që kanë hequr dorë qenia me dokumente si shqiptar, është një nga mundësitë që ofrohet me këtë p/ligj.
“Për të zgjidhur çështjen e pashtetësisë, në projektligj, por dhe për të lehtësuar kriteret për rifitimin e saj, është vlerësuar e nevojshme përcaktimi i një afati, për shtetasit shqiptar që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër. Nëse ata nuk e fitojnë shtetësinë e premtuar, duhet të paraqesin kërkesë për rifitimin e shtetësisë shqiptare brenda një afati të arsyeshëm, por jo më shumë se dy vjet nga heqja dorë, me përjashtim të rasteve, kur ata nuk kanë mundur të respektojnë këtë afat, për shkaqe objektive. Në këtë rast, kushtet që duhet të plotësojë personi janë më të favorshme, krahasuar më shtetasit e huaj”, thuhet në relacionin e këtij drafti.

Pagesa 300 euro për shtetësinë

Në nenin 13 të projektligjit të hartuar nga ana e Ministrisë së Brendshme përcaktohet se fitimi apo rifitimi i shtetësisë shqiptare realizohet mbi bazën e procedure të posaçme. Personi duhet të paraqitet pranë strukturave vendore të Policisë së Shtetit të vendbanimit të tij. Formati (formulari) i plotësimit miratohet me udhëzim të ministrit të Brendshëm. Në rast se personi banon jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kërkesa për heqjen dorë dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare dhe dokumentacioni i kërkuar sipas këtij ligji, mund të paraqitet pranë misionit diplomatik, apo postit konsullor.

Dokumentacioni që nevojitet për t’u paraqitur do të jetë pjesë e udhëzimit që do të lëshojë ministri përgjegjës pas miratimit të ligjit. Në relacionin e këtij drafti theksohet se tarifa që aplikohet për fitimin, rifitimin, apo heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, është vlerësuar që ka nevojë të ndryshojë, duke e rritur në mënyrë që t’i përgjigjet shërbimit që kryhet.

Përcaktimi i vlerës do të bëhet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit përgjegjës për Financat. Por në një dokument tjetër të sigurohet nga Gazeta Si paralajmërohet se aplikuesit do të kenë një pagesë disa herë më të lartë nga sa paguhej tani.

“Tarifa për aplikim propozohet të jetë në vlerën 300 euro, referuar edhe tarifave që zbatohen në nivel rajonal, si dhe do të miratohet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të ardhurat që parashikon për Buxhetin e Shtetit, nëse kjo tarifë miratohet janë në vlerën 63 milion lekë”, thuhet në këtë dokument. Në lidhje me këtë propozim Gazeta Si kërkoi më tepër informacion pranë ministrisë së Brendshme, por zyrtarë të këtij dikasteri theksuan se përcaktimi i tarifës do të vendoset vetëm pas një udhëzimi të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe ministrit përgjegjës për Financat.

Sipas të dhënave të Sektorit të Shtetësisë për vitin 2018, parashikohet të aplikojnë për shtetësinë shqiptare rreth 1.000 persona, nga të cilat 700 persona kanë aplikuar brenda vendit dhe 300 persona jashtë vendit, ku janë rezidentë. Aktualisht mbështetur në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme nr. 6252, datë 10.12.2001 dhe të Ministrisë së Rendit Publik nr.3583, datë 27.11.2001 “Për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare”, tarifa e shërbimit (aplikimi për shtetësi) është në masën 5 000 lekë për personat që aplikojnë brenda vendit, dhe 30 euro për personat që aplikojnë pranë përfaqësive diplomatike. Sipas këtij dokumenti, për vitin 2018 të ardhurat për Buxhetin e Shtetit parashikohen të jenë në vlerën 4 760 000 lekë. Këto të ardhurat derdhen në Buxhetin e Shtetit, pra nuk përdoren nga strukturat/njësitë që i krijojnë ato.

Betimi dhe pavlefshmëria e dekretit
Në këtë draft shtohet deri në 90 ditë procedurat për dhënien e shtetësisë shqiptare. Ndërsa për situatat e veçanta, si sportist apo personalitete, ministritë bëjnë kërkesën e tyre. Në rastet kur shtetasi i huaj është personalitet në fushën e arsimit, shkencës, artit dhe kulturës, dekreti për fitimin e shtetësisë shqiptare nxirret nga Presidenti i Republikës, pa ndjekur procedurën e parashikuar në këtë ligj. Në këtë ligj është parashikuar edhe procedura e kryerjes së betimit pas marrjes së shtetësisë.
“Personi që fiton shtetësinë shqiptare me natyralizim dhe në bazë të origjinës, betohet para Kryetarit të Bashkisë, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës dhe legjislacionit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në nenin 17. Ndërsa përcaktohet se për fitimin e shtetësisë shqiptare nuk do të ketë efekt nëse, brenda gjashtë muajve nga njoftimi i tij, personi nuk është betuar sipas nenit 17,të këtij ligji. Kryerja e betimit bëhet nga kryetarët e bashkive.

Synimet e projektligjit
-Reduktimi i pashtetësisë;

– Zhvillimi i ekonomisë dhe ulja e papunësisë. Dhënia e shtetësisë shqiptare të të huajve për investime strategjike, do të ndikojë në mënyrë indirekte në zhvillimin e ekonomisë dhe reduktimin e papunësisë.
– Rritja e numrit të popullsisë: Mos parashkrimi i së drejtës së regjistrimit në RKGJC 2010, për personat të cilët kanë lindur nga prindër shqiptarë, por jashtë territorit të RSH-së, si dhe fitimi i shtetësisë shqiptare nëpërmjet origjinës, do të ndikojë në rritjen e numrit të popullsisë shqiptare

-Fuqizimi i kushtit të njohjes së gjuhës shqipe, si dhe i njohurive bazë të historisë dhe Kushtetutës së RSH, kritere të cilët janë kumulativë për fitimin e shtetësisë;

-Refugjatët apo personat me mbrojtje plotësuese: fitimi i shtetësisë shqiptare për këto kategori personash, duke përcaktuar si kusht, qëndrimin në mënyre të ligjshme dhe banimin në Shqipëri për një periudhë të vazhdueshme prej jo më pak se 10 vjet nga dita e komunikimit të statusit, do të ndikojë në integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare.

Fitimi i shtetësisë me natyralizim

Shtetësia shqiptare fitohet me natyralizim, nga i huaji që ka paraqitur kërkesë dhe plotëson kushtet e mëposhtme:
– Ka mbushur moshën 18 vjeç.

-Ka zotësi juridike për të vepruar

-Qëndron në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 5 vjet, në Shqipëri, si dhe ka përfituar leje të përhershme qëndrimi

-Ka banesë në përputhje me standardet e miratuara të banimit në Republikën e Shqipërisë

– Disponon të ardhura dhe burime financiare të ligjshme, të mjaftueshme për jetesën në Shqipëri

– Nuk ka qenë i dënuar në shtetin e vet, në Shqipëri ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie.

– Zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, të certifikuar nga institucioni përkatës arsimor publik, si dhe njohuritë bazë të historisë dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

– Nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë

Shtetësia shqiptare, mund t’i jepet me natyralizim, të huajve edhe në këto raste:
– Kur Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, kulturor dhe kombëtar, sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave;
– I huaji që është i martuar me shtetas shqiptar prej jo më pak se 3 vjetësh, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën 1 vit.
– Në rast se të dy prindërit fitojnë shtetësinë shqiptare me natyralizim, fëmija i tyre, nën moshën 18 vjeç, kur jeton me prindërit, fiton shtetësinë shqiptare me kërkesën e prindërve dhe me pëlqimin e fëmijës kur është në moshën 14-18 vjeç.
– Në rast se njëri prej prindërve fiton shtetësinë shqiptare, fëmija i tij nën moshën 18 vjeç, fiton shtetësinë shqiptare, nëse kërkohet nga të dy prindërit, ose nga njëri prej prindërve, dhe fëmija ka vendbanimin në Republikën e Shqipërisë dhe në këtë rast prindi tjetër duhet të japë pëlqimin.