Kryeministri Edi Rama ka shtruar sot iftar për besimtarët mylsimanë, në një darkë të madhe me praninë edhe të personaliteteve të shumtë nga fusha të ndryshme.
Linda Rama, e cila ka marrë fjalën në iftarin tradicional të shtruar mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve, ka rrëfyer natën e kaluar në spital së bashku me bashkëshortin e saj, Kryeministrin Edi Rama i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale 3 ditë më parë për heqjen e apandesitit. Linda falenderoi stafin që u përkujdes për Kryeministrin por në veçanti për njërën prej tyre e cila i dha atë natë jastëkun e qëndisur me emrin e vajzës së saj, Ajlinës.
“Teksa rija e ulur në karrige pak pas mesnate një prej mjekeve më afrohet dhe më pyet “t’ju sjell një jastëk?”. Mbështeta qafën dhe e mbajta gjatë gjithë natës dhe në mëngjes pashë se ishte një jastëk bebesh, një jastëk me një rosak. E pyeta, i kujt është ky jastëk bebesh? “E vajzës time më tha”. Si quhet vajza?- e pyeta. “Ajlina”- më tha, dhe i shkëlqyen sytë. Ajlina ishte ëngjëlli që më kishte qëndruar pranë gjatë gjithë natës!”, tregon Linda Rama.