osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

30 gazetarët të vr.arë këtë vit sepse thanë të vërtetën: Ja tributi për 9 prej tyre

30 gazetarët të vr.arë këtë vit sepse thanë të vërtetën: Ja tributi për 9 prej tyre

Më shumë se 30 gazetarë – përfshirë Jamal Khashoggin – janë vr.arë këtë vit. Me ndihmën e kolegëve dhe të afërmve, si edhe nëpërmjet fjalëve dhe fotografive vetë vik.timave, po përkujtojmë disa prej tyre në këtë artikull.

Nga Aamna Mohdin dhe Bibi van der Zee/ The Guardian

Durrani ishte një e trajnuar -producente dhe prezantuese tek Radio Azadi në Afganistan, u qëllua nga një bombë vr.asëse gjatë kohës kur po shkonte në punë në Kabul.

Malali Bashir, gazetar, producent televizioni dhe videosh për RFE/RL në Afganistan dhe koleg i Durranit: “Bomba ishte një sulm i drejtpërdrejtë për gazetarët. Ndërkohë që i humbën jetët një nga një, e gjithë zyra ishte në shok. Nuk mund ta shpjegoj situatën në të cilën gjendeshim. Nuk e ndaluam transmetimin. Çdo gjë ishte drejtpërdrejtë…Po tregoheshim profesionalë, po jepnim faktet, po tregoheshim të balancuar, por ishte emocionale për shkak të humbjes së kolegëve më të cilët ishe në kontakt dje.

Maharram ishte punësuar për të punuar në një program javor të fokusuar në çështjet e grave dhe të drejtat e grave. Ajo ishte mbështetësja kryesore financiare e familjes. Ajo i kishte thënë babait të sdaj se do të ishte si një djalë, një person që fiton bukën. Babai i saj tha se ajo refuzoi të martohej sepse donte të vazhdonte të mbështeste financiarisht familjen e saj. Ai tha se ajo ishte shumë kurajoze dhe e zonja.

Ajo ishte e butë, shumë modeste, por me një potencial të madh si gazetare. Ne nuk kemi shumë gra në terren, veçanërisht gra të cilat janë të interesuara për të mbuluar çështje që kanë të bëjnë me gratë. Kjo është tragjedi. Ajo ishte akoma në trajnim…nuk arriti as të mbaronte programin e parë.”

Jefferson Pureza Lopes: 17 nëntor 1979 – 17 janar 2018

Producent dhe prezantues në radion Rádio Beria Rio FM në Brazil, Lopes i pafrikësuar kritikoi politikanët lokalë dhe vuri në dukje korrupsionin. Ai u qëllua për vdekje në dhomën e tij të ndenjes. Askush nuk është akuzuar për vrasjen e tij.

Në 19 nëntor 2017, pak muaj para se ai të vritej, kanali i radios në të cilin Lopes punonte u sulmua dhe u dogj. Lopes ngarkoi një video në Facebook duke treguar çfarë kishte ngelur dhe insistoi se radioja do të rikthehej në transmetim.

Ibrahim al-Munjar: 1992 – 17 maj 2018

Korrenspodenti për websaitin e lajmeve Sy24 në Siri u vra jashtë shtëpisë së tij nga një grup i panjohur në Maj.

Ghaith Hammour, themeluesi i Sy24 dhe editori i al-Munjar: “Ibrahimi ishte një nga korrenspodentët tanë në jug. Ai bëri gjithçka. Në nuk e kemi luksin që të kemi njerëz edhe para kameras edhe pas kameras. Kur ai bënte video për ne, ai ishte kameramani, ai që tregonte historinë dhe editori i historisë. Ai ishte një nga ata që i kapte historitë. Ai na tregonte se si i bënte dhe ne e ndihmonim që ti bënte më mirë.

Veçanërisht, një histori e shkëlqyer e tij ishte një për fëmijët që jetonin në Daraa të cilët në fillim të revolucionit bënë disa grafiti në të cilat i kërkonin Asaad -it të largohej. Disa nga këta fëmijë u torturuan dhe u arrestuan. Në vitin 2018 Ibrahimi bëri një histori tjetër për këta fëmijë të cilët tani ishin burra. Kjo ishte një nga historitë më të mira që ai ka bërë.

Ai pati disa kërcënime nga Isis dhe nga regjimi. Ai e ndërroi shtëpinë disa herë, por fatkeqësisht u vra para shtëpisë së tij.

Ibrahimi ishte kaq i qetë, por kishte një sy të shkëlqyer dhe e zhvilloi veten e tij gjatë viteve dhe ishte një nga kameramanët më të mirë në zonë. Kur ai vdiq, e gjithë zyra jonë ishte e shkatërruar. Nuk e dinim kush e vrau. Nuk mund të jemi të sigurt, jemi në Siri. Dhe Siria është vendi më i rrezikshëm në botë për një gazetar.”

Jan Kuciak: 17 maj 1990 – 21 shkurt 2018

Në shkurt, trupat e Jan Kuciak, një gazetar investigativ për websaitinAktuality.sk, dhe të fejuarës së tij Martina Kušnírová, u gjendën në apartamentin e tyre: të dy ishin qëlluar, pa shenja përleshjeje.

Pavla Holcová, një gazetare çeke e cila kishte punuar me Kuciak në investigimin e tij të fundit: “Ai ishte një fshatar, në kuptimin më të mirë të fjalës. Ishte modest, nuk futej nëpër sherre. Ishte një djalë i heshtur, por tipi i njeriut i cili do të dijë se si funksionon bota. Ai pëlqente të gërmonte dhe të analizonte dokumenta duke bërë mozaikun e informacionit të ishte në fokus.

Ne punuam bashkë për “Panama Papers“ dhe “Paradise Papers“, por rreth 18 muaj para vdekjes së tij ne kishim punuar për një artikull shumë të madh rreth mundësisë së lidhjeve ndërmjet kryeministrit sllovak dhe një dege të mafias italiane, “ Ndrangheta.”

Jan dhe e fejuara e tij po planifikonin të martoheshin…Editori i tij më telefonoi mëngjesin pasi trupat e tyre u gjendën dhe më tha se duhet të isha nën mbrojtje policore. Folëm sërisht një ditë më vonë dhe ramë dakort se duhet ta nxirrnim artikullin sa më parë të ishte e mundur, me një koalicion gazetarësh të cilët punuan për artikullin dhe bënë një punë të jashtëzakonshme për ta shpërndarë në disa media.

Nuk e ndjeva shumë kur kryeministri sllovak dha dorëheqjen më pas. Puna ime është të sjell informacionin, jo të heq nga puna politikanët. Gazetaria është duke u përballur me një krizë në të gjithë botën. Por ndoshta së shpejti do të kapim fundin, e më pas do të vijë një lloj më i mirë gazetarie për shekullin 21″.

Lesslie Ann Pamela Montenegro del Real: 1982 – 5 shkurt 2018

Gazetarja dhe drejtuesja e kanalit “La Nana Pelucas” në Youtube dhe e një reviste online “El Sillon”. Ajo u vra nga dikush i cili hyri në restorantin që ajo drejtonte bashkë me bashkëshortin dhe e qëlloi në kokë.

Del Real ishte një nga pesë gazetarët meksikanë të vrarë këtë vit, bashkë me Jesús Alejandro Márquez Jiménez, Carlos Domínguez Rodríguez, Leobardo Vázquez Atzin and Mario Leonel Gómez Sánchez.

“Nana Pelucas” siç e quante veten bënte një tallje dhe ngacmim ndaj politikës, korrupsionit dhe anëtarëve të qeverisë .
Ajo mori një numër kërcënimesh nga grupet kriminale në vitin që ndodhi vrasja e saj.

Musa Abdul Kareem: 1994 – 21 korrik 2018

Fotografi dhe editori i gazetës libiane Fasanea u rrëmbye nga të panjohur dhe më pas u gjet i vdekur me shenja torture.

Salima Bin Nozha, kryeredaktori i Fasanea – s: “Musau erdhi në gazetën tonë në vitin 2015. Ishte një burrë i përulur, i lumtur dhe plot me jetë. Ishte fotograf dhe më vonë u bë editor.

“Ai pëlqente të ndihmonte njerëzit, veçanërisht të varfrit. Ai gjithmonë jepte për komunitetin. Ai shpesh mblidhte para për të mbështetur njerëzit që kishin të ardhura të ulta ose ata që ishin në kërkim të dëshpëruar të ndihmës. Ai gjithashtu pëlqente të dëgjonte muzikë dhe të vizatonte. Nëse kishe nevojë për ndihmë, ai ishte gjithmonë atje.

Ka një luftë civile në Libi dhe grupet ekstremiste si Daesh lëvizin lirshëm në vend. Këtu nuk ka siguri ose zbatim të ligjit. Të gjithë bëjnë atë që duan të bëjnë. Në vitin 2017 një tjetër koleg i imi u vra dhe nga ana tjetër një tjetër kolege grua u vra. Gazetarët po vriten sepse po flasin të vërtetën.

Në Libi nuk e kemi të drejtën e fjalës. Është shumë e rrezikshme të jesh gazetar këtu. Gjithsesi, vdekja e tij na shokoi të gjithëve. Është e pabesueshme se si dikush si ai u rrëmbye dhe u vra. U tmerruam nga vdekja e tij. Ne vazhdojmë të raposrtojmë sepse ne ndjejmë që është detyra jonë për të treguar se çfarë po ndodh në vendin tonë. Ne po bëjmë më të mirën për të nxjerrë të vërtetën.”

Rob Hiaasen: Shkurt 1959 – 28 qershor 2018

Asistent editor dhe kolumnist për Capital Gazette në Maryland, USA.

Në 28 qershor një burrë hyri në redaksi duke qëlluar dhe lënë të vdekur Hiaasen bashkë me Gerald Fischman, John McNamara, Rebeça Smith dhe Wendi winters. Një i dyshuar është akuzuar dhe është në pritje të gjyqit.

Në maj Hiaasen shkruajti një artikull për Ditën e Nënës:

“Nuk mund ta ngre telefonin për të telefonuar nënën time më. I shkreti, egoisti unë. Por e diela ishte dita jonë për të folur në telefon. Ajo ishte në Florida, unë në Maryland, si të ishte gjeografia jonë kronike.

Për shkak të saj, besoj se të gjitha pyetjet që janë me vlerë për t’u bërë, janë ato personale. Çfarë dhurate për dikë që të ulë zërin në qetësi dhe të dëgjojë përgjigjen e tij. Kështu njerëzit fillojnë të besojnë tek njëri – tjetri. Kështu njerëzit bien në dashuri. Mund të themi se kështu qëndrojnë bashkë.

Nëse je me fat, nuk do të të duhet të rritesh shumë për të vlerësuar prindërit e tu. ”

Shujaat Bukhari: 25 shkurt – 14 qershor 2018

Gazetari dhe themeluesi i “Rising Kashmir” një gazetë e përditshme në Kashmir u qëllua për vdekje nga dikush i paidentifikuar në Srinagar në Indi.

Sameer Yasir, gazetar dhe mik: “Shujaat do të bënte gjithçka për të të ndihmuar nëse do të kishe ndonjë problem. Njëherë kisha ngecur në një aeroport në Colombo dhe kisha me vete një shok i cili kishte një problem me vizën. I thashë se kishim një problem dhe ai telefonoi dikë në Sri Lanka dhe e rregulloi. Ai ishte ky lloj burri.

Pak para se të vritej, e pashë duke lëvizur në makinën e tij dhe e përshëndeta me dorë, ai ishte duke buzëqeshur. Ai kishte gjithmonë një buzëqeshje të veçantë. Më tha se do të më telefononte ose do të më dërgonte mesazh.

Nëse je nga Kashmiri dhe je editor i një gazete këtu, ke një punë shumë të vështirë. Duhet të përshkruash një vijë shumë të hollë, nuk duhet të acarosh militantët, nuk duhet të acarosh ushtrinë, nuk duhet të acarosh shtetin indian, nuk duhet të acarosh pakistanezët. Kështu ngecesh midis shumë “lojtarësh”.

Paul Rivas Bravo: 25 prill 1972 – prill 2018

Fotogazetari për të përditshmen ekuadoriane “El Comerso” ishte në një detyrë me gazetarin Javier Ortega dhe shoferin Efrain Serraga, kur të tre u rrëmbyen dhe u vranë nga një grup disident i trafikur të drogës.

Ana Maria Carvejal, mike dhe kolege: “Të gjithë e donin Paulin. Ai bënte miq kudo që shkonte sepse ishte gjithomë i interesuar në historitë e njerëzve: për djalin që kujdesej për makinën, për kamarierin, për shoferin e taksisë ose për këdo që ishte duke e nxjerrë në një shtëtitje me varkë.

Udhëtimi i tij i fundit ishte në një zonë pranë kufirit me Ekuadorin dhe Kolumbinë. Që nga marrëveshja e paqes në Kolumbi që demobilizoi Farc-un, disa nga elementët kriminalë brenda grupeve të vjetër guerrilse janë akoma të armatosur, të përfshirë në trafikun e drogës dhe në të tjera aktivitete. Fola me të në mëngjes, por më vonë i dërgova mesazhe, ai nuk përgjigjej dhe këtu fillova të shqetësohesha. Mëngjesin tjetër, qeveria konfirmoi se ai, Javier dhe Efraini ishin rrëmbyer.

Ne formuan një kolektivitet , “NosFaltan3″ ( na mungojnë tre), dhe shkuam çdo natë pranë qeverisë për t’i bërë presion shtetit sa më shumë të ishte e mundur për lirinë e tyre.

Por disa javë më vonë, në 13 prill, ne morëm lajmin e tmerrshëm se ata ishin vrarë. 8 muaj kanë kaluar që nga rrëmbimi dhe 7 muaj pas vrasjes , dhe është akoma e vështirë të besohet që kjo ka ndodhur.

Ka shumë pak progres me investigimin për vrasjen. Është shumë e rëndësishme që të flitet për të në çdo hapsirë. Ne duam që çdokush ta dijë se Paul ishte një burrë sensitiv, i drejtpërdrejtë, i gëzueshëm, i buzëqeshur, mbështetës, mbrojtës, dhe të gjithë këta tre burra ishin profesionistë të mëdhenj dhe njerëz të bukur.”

Burimi: The Guardian / Citizens Channel / F.S