Mid’hat Bej Frashëri (i njohur edhe me emrin e pendës si Lumo Skëndoja, Turqisht: Fraşerli Mithat Beu, 25 mars 1880 – 3 tetor 1949) ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar.
Në rininë e tij ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.
Në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog. Mes të tjerësh, ka qenë ndër etërit e nacionalizmit shqiptar dhe bashkëpunëtor me praninë ushtarake gjermane gjatë Lu ftës së Dy të Bot ërore.
Pasi la shkollimin për farmakologji,[5] u punësua në Ministrinë e Brendshme më 1901[7] dhe më pas u emërua në Vilajetin e Selanikut nga 1905 deri më 1910.[5] Nisi të botonte të përkohshmen Lirija në Selanik më 14 korrik 1908,[8] ku mbronte pozitat e moderuara për bashkim kombëtar, zhvillim të arsimit, edukimit dhe letërsisë shqiptare dhe kundërshtonte ndërhyrjet e huaja në çështjen shqiptare.
Frashëri propagonte edhe reforma qeveritare në bashkëpunim me maqedonasit për të arritur ato synime, por ishte kundër rezistencës së ar matosur.[4] Lidhur me çështjen dhe gjeopolitikën shqiptare, Frashëri mbahej si anti-austrohungarez dhe anti-italian.[9]
Sipas Sejfi Vllamasit, Frashëri kishte ndikimin më mbizotërues në Klubin “Bashkimi” të Selanikut.[10] Nëntorin e 1908 me nismën e klubeve “Bashkimi” u mblodh Kongresi i Manastirit, ku Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit.[11] Në këtë kongres Frashëri mbështeti alfabetin e Stambollit.[12]
Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani. Më 1901 ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, përmbledhjen “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese sociopolitike dhe etnike “Plagët tona” (1924) etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et à l’étranger” (1919), “Albanais et Slaves” (1919).
Ka përkthyer në shqip veprat Guillaume Tell të Lamartinit (1898), Bëje të mirën pa hidhe në det e Franc Hofmanit (1900), Robinson Crusoe e Defosë (1909), Shkurtabiq’ i verdhë. Miu i vockël. Sorkadhe e bardhë të Marie Catherine d’Aulnoy (1913, ribot. 1934),[31] dhe Psikologjia e edukatës e Gustave le Bon (1923).[32]
Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid’hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid’hat bej Frashërit. Sot rreth 40,000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosën që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha më 23 prill 2006.
Vepra
Këndimet, 1901
Dhetregonjë, 1902
Këndimet për shkollat e para.
shkurtabiqi i verdhë, (1914)
Hi dhe shpuzë, (1915)
Letra mbi një udhëtim në Zvicër, (1915)
Një re e zezë për Shqipërinë, (1918)
Rilindja e Shqipërisë, (1918)
Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe, (1921)/Wikipedia/