Banka Botërore la të ndryshuar parashikimet për rritjen ekonomisë këtë vit. Në publikimin e sotshëm, “Mbrojtja Sociale për Ringritje” Banka njoftoi se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit, ndërsa më 2023 ritmet e rritjes do të jenë 2.3%, ulje me 1.2 pikë për qind në krahasim me parashikimet e pranverës. Në Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% këtë vit.
Megjithatë, me këtë ritëm rritjeje, prodhimi mund të rikuperohet plotësisht dhe të kapërcejë nivelet para pandemisë, ndonëse me ndryshime sipas vendeve. Rritja parashikohet të mbetet në një mesatare prej 2.9% gjatë horizontit të parashikimit, pasi reformat e anëtarësimit në BE dhe investimet zbutin ndikimet negative të imponuara nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndërprerjet në tregti dhe investime. Presionet për subvencion më të larta të energjisë elektrike janë rritur në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë (Banka Botërore 2022i).
Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedonia e Veriut (nëpërmjet gazsjellësi bullgar), dhe Serbia janë plotësisht të varura nga Rusia për furnizimin me gaz. Megjithatë, kapaciteti i ruajtjes së Serbisë ka ndihmuar në zbutjen e tronditjeve në afat të shkurtër. Në vitin 2022, Rusia ndërpreu aksesin në eksportet e saj të gazit natyror në disa ekonomi të Ballkanit Perëndimor, duke ngritur shqetësime për stabilitetin e energjisë brenda vendeve.