Serafin Fanko, “Artist i Popullit”, është regjisori i katërt në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Lindi, më 24.05.1937 në Shkodër dhe ndërroi jetë, më 29.11.2007 në Tiranë.
Në Shkodër qytet kaloi fëmijërinë, një fëmijë tra gjike. Në vitet 1946 – 1948 Serafini së bashku me një motër kanë “strehëz” Shtëpinë e fëmijës. Pas disa vitesh i merr gjyshja dhe do të jetojë me to. Që në moshë të vogël, te Serafini xixëllojnë yjëzit e parë të një artisti të ardhshëm.
Kjo është arsyeja që, gjatë viteve të shtëpisë së pionierit aktivizohet në rrethet e teatrit, pikturës, valles, këngës, etj. Në kujtimet e tij, aktori Ndrekë Prela (atëhere instruktor i rrethit të teatrit do të thonte: “Serafini spikaste mbi të tjerët. Tek ai unë shikoja një djalë me përspektivë për skenën tonë.”
Në Shkodër qytet Serafini kaloi dhe rininë. Në rrjedhën e jetës së tij, jemi munduar “të stacionojmë” në disa vite që po i përmendim më poshtë:
-Viti 1951. Valltar në Ansamblin e ushtrisë, ku qëndroi dy vjet. Për shkaqe ekonomike kthehet në Shkodër. Në qytetin e tij të lindjes, në fillim punon si shkrues, në: Fermentim, NISH – Lëkura, NSHRAK, etj. Më vonë e shohim përgjegjës kulture në shtëpinë e oficerëve. Këtu, ai shkruan dhe vë në skenë një operetë me amatorët. Ndërkohë, nisi dhe botimet e para të poezive autoriale në gazetën “Zëri i rinisë”.
-Viti 1954. Punon si instruktor baleti në Klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”. Në këto mjedise kulturore njihet me shkrimtarin Fadil Kraja, që në vitet e mëvonëshme këta dy emra (autor dhe regjisor), për shumë vite me radhë, për veprat teatrore që vunë në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ata do të jenë pjesë e ndritur e historisë së tij, duke lënë vlera dhe gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar.
-Viti 1959. Serafini mbaron shkëlqyeshëm Liceun artistik “Jordan Misja”. Në këtë kohë, në Tiranë hapet shkolla e lartë për dramë. Serafini, pasi i nënshtrohet ritualit të konkursit, fiton. Pas tre muajsh jetë studentore, fiton konkursin për studime jashtë shtetit. Niset për studime në Çekosllovaki, për regjisor filmi. Kthehet pas dy vjetësh, dhe vitin e tretë dhe të katërt e bën, përsëri, në Institutin e lartë të Arteve. (Gjatë shfletimit të arkivës personale të Serafinit, gjejmë në mes shumë të tjerave një fotografi ku Artisti i Madh Naim Frashëri i lë këtë përkushtim: “Të bëhesh artist nuk është vështirë, mjafton të kesh… talent dhe vullnet. Të dyja i ke, prandaj me guxim çaje rrugën përpara.” Kolegu yt, Naimi.)
Është nderuar me titullin “Artist i Popullit”
Filmografia
Emblema e dikurshme (film) – (1976)
Fije që priten – (1976) …. Klarku
She mbja e idhujve – (1977) …. Frat Engjëlli
Gunat mbi tela – (1977) ….
Ditët që sollën pranverën – (1979)
Yjet mbi Drin – (1979) …. Lulzimi
Qortimet e vjeshtës – (1981) …. Profesor Samiu
Vendimi – (1984) …. Filipi
Pranvera s’erdhi vetem – (1988) …. Profesori/Wikipedia