osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

29 nëntori që bën qesharak Ilir Metën

29 nëntori që bën qesharak Ilir Metën

Nga Mero Baze

Ilir Meta ka kohë që është bërë qesharak me përpjekjen tij për të kthyer në kredo politike heronjtë dhe dëshmorët e gjithë luftrave sidomos këta të Luftës së Dytë Botërore.

Margarita e di seç po heq në gojë të tij, duke e krahasuar me Monikën. Më tej Vojo Kushi, akoma nuk ka frymëzuar ndonjë opozitar të hidhet mbi tank të Edi Ramës.

Por të gjitha këto janë më pak qesharake se sjelljet e opozitës më 29 nëntor.

Opozita e cila kërkon të bashkohet më 25 prill, është më e ndarë se kurrë më 29 nëntor. Ilir Meta kërkon të duket më i majtë se Edi Rama dhe është gati t’i bashkohet dhe asaj vragës së nostalgjikëve të Enverit që shkojnë tek varri Komandantit sot.

Sali Berisha përsërit çdo vit faktin që 29 nëntori është pushtimi i dytë i Shqipërisë edhe pse para studentëve më 11 dhjetor 1990, si Ilir Meta sot, vlerësoi Ramiz Alinë, si Komandantin që udhëhoqi brigadat partizane deri në Vishegrad.

Por le të mos hyjmë tek idiotësia e ndarjes ideologjike për festën e Çlirimit.

Hipokrizia e madhe e Ilir Metës që e bën qesharak më 29 nëntor është se ai ka kredo kryesore të betejës së tij politike evokimin e patriotizmit dhe luftrave shqiptare për liri.

E dimë që i ka bërë qesharake, por meqë nuk është tërhequr akoma nga ky budallallëk, sot më 29 nëntor ai duhet ta ndaj me kë është, me komshiun e tij në Lalëz që e quan 29 nëntorin pushtim të dytë, apo kredon e tij për Margaritën e Vojon. (Jo Vojon e LSI, larg qoftë).

Tani ai dikë duhet të braktisë sot, ose aleatët e tij të mundshëm me të cilët bën thirrje të jenë të bashkuar më 25 prill në emër të heroizmit të shqiptarëve në luftën e Dytë Botërore, ose duhet të braktisë vetë luftën.

Edhe me Vojon edhe me Saliun edhe me Margaritën edhe me Albana Vokshin sikur nuk shkon.

E dimë që e ka hipokrizi gjithë kredon për heronjtë dhe dëshmorët e vendit, por sot është dita që hipokrizia i ka ngelur zbuluar dhe ai nuk ka ku fshihet. Të paktën për sytë e atyre që besojnë se ai do Margaritën më shumë se Monikën.

Në fakt ai do Saliun më shumë se Vojon dhe kjo e bën atë ashtu siç është, qesharak dhe hipokrit deri më 25 Prill. Pas 25 datës të paktën do bien rehat dëshmorët prej tij. Se Saliu nuk gjen qetësi as në botën tjetër.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp