osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

28 Nëntori, festa e greke, që mbledh bashkë në Bularat të gjithë ekstremistët antishqiptarë

28 Nëntori, festa e greke, që mbledh bashkë në Bularat të gjithë ekstremistët antishqiptarë

Dihet që 28 Nëntori i vitit 1940 është dita e fillimit të luftës dhe pushtimit fashist italian të Mussolinit mbi Greqinë. Populli grek e refuzoi këtë pushtim dhe nuk iu nënshtrua Italisë fashiste. Kjo luftë duhet përshëndetur, pasi ajo dha një ndihmesë në luftën e popujve për fitoren kundër fashizmit italian dhe nazizmit gjerman. Por më i çuditshëm është fakti se kjo festë kombëtare greke po festohet më shumë në Bularat sesa në Greqi! Vërtet, kjo luftë në disa momente u zhvillua në territoret shqiptare, por ajo është një festë kombëtare greke dhe duhet patjetër të festohet vetëm në kryeqytetin grek dhe në asnjë vend tjetër. Bularati tashmë është kthyer në një vend pelegrinazhi për ekstremistët shqiptaro-grekë dhe ata që vijnë qëllimisht nga Greqia. Dihet që grekët janë kampionë dhe mjeshtra në incidente dhe provokime. Qysh prej kohësh, në këtë ditë të shënuar për Greqinë, në Bularat mbërrijnë nga Greqia autobuza të shumtë me terroristë të njohur grekë të “Agimit të Artë”, ambasadorë, anëtarë të partive politike nacionaliste greke, partia pro-greke e Vangjel Dules dhe shumë njerëz të dyshimtë, që kanë për qëllim ta kthejnë këtë festë në një manifestim për Vorio-Epirin.

ProfitSence Logo

Këto festime ndër vite kanë qenë të dhunshme, pasi aty janë hedhur parulla të papranueshme për Shqipërinë nga pjesëmarrësit. Kjo ka detyruar qeverinë shqiptare të shpallë të padëshirueshëm disa prej këtyre ekstremistëve grekë. Këto gjoja festime pastaj kulmuan me ngjarjen e anëtarit të MAVI-t, Kostandin Kacifas. Kjo fitore mbi fashizmin italian i dedikohet patjetër luftës heroike të popullit grek në këtë luftë, por edhe misioneve angleze në Greqi, të cilat furnizonin me armë ushtrinë greke, si dhe jepnin informacione mbi lëvizjen e ushtrisë fashiste. Kjo gjë ndihmoi shumë në fitoren e Greqisë ndaj fashistëve. Dihet që Anglia ka qenë një përkrahëse e zjarrtë e Greqisë, gjoja “të lashtë”, duke kujtuar këtu që në traktatin e fshehtë të Londrës, një pjesë të mirë të territoreve shqiptare të jugut, ajo ia kaloi Greqisë. Në këtë ditë të shënuar për Greqinë, kur ata i thanë “JO” pushtimit fashist, pjesëmarrësit nuk po festojnë denjësisht këtë datë historike, por ata e kanë kthyer qëllimisht këtë ditë si një ditë revolte ndaj vrasjes së terroristit Kacifas. Pjesëmarrësit në këtë ditë, gjoja të revoltuar, mundohen ta deformojnë vrasjen e Bularatit, duke na e paraqitur atë si një vrasje shtetërore të një “heroi të Vorio-Epirin”, i cili u vra gjoja qëllimisht nga forcat renë. Ata kundërshtojnë faktet e pamohueshme të para 6 vjetësh, ku Kostandin Kacifas qëlloi me breshëri automatiku makinën e policisë. Ç’punë kishte ky njeri të brindte me armë në dorë në Bularat dhe të qëllonte mbi policinë, duke shtënë rreth 300 fishekë?! Po pse ky njeri vlerësohet kaq shumë nga autoritetet greke si një “hero grek”? Ky “hero” edhe atë ditë i kishte shprehur hapur tezat e tij për Vorio-Epirin.

Sahan-lëpirësit e Greqisë na treguan se atë ditë më 28 nëntor, kanë derdhur si lumë lotët e krokodilit për heroin grek Kacifas. Këta njerëz kanë si qëllim zbatimin e agjendës greke për zaptimin e territoreve shqiptare. Çuditërisht, në këtë festë morën pjesë Fredi Bejleri, falsifikatori i votave dhe personi, i cili ka fyer rëndë simbolet tona kombëtare dhe flamurin e shtetit shqiptar, Vangjel Dule, që edhe ky për vit i bën nderime vrasësit Kacifas dhe asnjëherë nuk ka kundërshtuar revanshizmin grek dhe tezën e tyre për Vorio-Epirin, megjithëse paguhet nga taksat tona dhe ha bukën e Shqipërisë. Pjesëmarrësit gjoja u mblodhën në Bularat për festën kombëtare greke, por kurorat dhe të qarat i bënë te varri i “mishit për top” Kacifas. Në këtë festë greke ishte edhe z. Vladimir Kosturi, i cili i qëndron dhe mbron me fanatizëm tezën e ekstremistëve grekë se: “Kacifas u vra padrejtësisht nga shteti kriminal shqiptar”. Z. Kosturi e ka vlerësuar terroristin e MAVI-t Kacifas si një “hero që duhet vlerësuar dhe jo dënuar”. Ky zotëri mendon me mendjelehtësi apo dashakeqësi se: “Kacifas u provokua dhe ju dha arma me dinakëri nga dikush, duke e mashtruar atë”. E pyes zotërinë: Po pse ishte Kacifas i vogël në shkollë fillore, që ta gënjenin duke i dhënë armën si një lodër, për të qëlluar policinë dhe duke terrorizuar banorët e Bularatit?! Po teza e Vorio-Epirin për fëmijë që gënjehen është zotëri?! Vetëm një i cekët dhe pa mend mund ta besojë këtë që thotë Vladimir. Në këtë kohë, në Parlamentin grek nga partia ekstremiste e “Agimit të Artë”, u kërkua të mbahet një minutë heshtje për vdekjen Kacifas, gjë e cila u kundërshtua nga mendja e kthjellët e një politikani të përgjegjshëm siç ishte ish-kryeministri grek Cipras, i cili u shpreh se “nuk mund të mbante zi për një person që u vra me armë në dorë kundër policisë”. Të gjithë këta persona, si dhe ata që për vit më 28 tetor në festën e Greqisë vijnë në Bularat, besoj se kanë agjendën greke.

Ky njeri deklaron se: “Unë identifikohem me Kacifas” dhe se “atë ditë në varrin e Kacifas kam derdhur lot”! Këta zotërinj së bashku me disa parti apo “persona ekstremistë të greqizuar”, vetëm dëmtojnë marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Z. Kosturi mundohet të turpërojë shqiptarët dhe të argumentojë se “grekët në Luftën e Dytë Botërore dalin nga lufta me dinjitet, ndërsa shqiptarët jo”. Ai shprehet se: “7 prilli 1939 është një ditë e errët për shqiptarët”, arsyeja, thotë ai, se: “shqiptarët nuk i thanë “JO” Italisë fashiste si Greqia”. Ai aludon edhe për rezistencën e Mujo Ulqinakut dhe shpreh dyshimet e tij, nëse është e vërtetë apo jo rezistenca e tij dhe e tërë kjo ngjarje! Ai shprehet se shqiptarët e pritën me lule Viktor Emanuelin, por harron Vasil Laçin, atentatorin e tij. I kujtoj atij që bën sikur nuk e di se populli shqiptar e refuzoi fashizmin dhe nazizmin dhe krijoi batalionet dhe brigadat partizane dhe frontin antifashist nacionalçlirimtar LANÇ. Ai na sjell si argument thënien e Çërçillit se: “Mos thoni që: grekët luftojnë si heronj, por të themi se heronjtë luftojnë si grekë”. Z. Kosturi nuk kupton se z. Çërçilli për këtë thënie besoj i referohet kryesisht Luftës së Trojës, ku sipas historianëve tanë (Eleni Kocaqi etj.) ishte një luftë midis fiseve ilire dhe jo grekëve, duke sqaruar dhe argumentuar se ky emër në atë kohë nuk egzistonte. Nëse do t’i referohemi Luftës së Dytë Botërore, Çërçilli e ka ditur shumë mirë se kush kanë luftuar si heronj?!

Besoj që të gjithë e dimë – ato kanë qenë populli rus, i cili mbajti peshën kryesore të luftës ndaj Hitlerit, polakët, shqiptarët dhe të gjithë popujt e tjerë që luftuan kundër nazizmit. Dihet që grekët nuk kanë mbajtur ndonjë peshë në Luftën e Dytë Botërore. Grekët nuk mund të bënin ndryshimin e peshores. Pse duhet të themi që vetëm grekët janë heronj?! Unë nuk di se çfarë heroizmi kanë bërë grekët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se paskan bërë popujt e tjerë?! Këtë luftë ata e fituan edhe në sajë të ndihmës së misioneve angleze, që e ndihmuan luftën greke me armatim dhe strategji. Populli grek nuk ka mundësinë të mbante peshën e një lufte kundër nazizmit gjerman, pasi për gjermanin ata ishin një popull i vogël dhe të pa llogaritshëm për ta. Gjermania e pushtoi atë menjëherë. Këta “shqiptarë të greqizuar” na thonë që ne t’i largohemi aleatëve tanë historikë, amerikanëve dhe europianëve, duke u shprehur se: “Amerika është një rrezik për Shqipërinë”. E pyes këtë zotëri se: kush e çliroi Kosovën nga sundimi barbar serb? Ai shprehet se: “Amerika është një rrezik për Shqipërinë”? Ky zotëri përdor rëndomtë ironinë e tij për të shprehur se: “populli shqiptar është një popull trim dhe heroik”. Ky shqiptar i greqizuar ngre në piedestal grekët duke thënë se: “Grekët janë njerëz fantastik”.

Po a mund ta themi këtë vlerësim për ekstremistët grekë që kanë masakruar dhe kanë vrarë shqiptarët?! Këtë vlerësim ai nuk e përdor për shqiptarët, për vendin e tij ku ka lindur dhe është rritur, por për grekët!! Nuk them asnjëherë se populli grek nuk është i mirë, por të bën të çuditesh se, përse këtë frazë nuk e përdor për shqiptarët dhe për vendin e tij?! Urrejtja e këtij njeriu ndaj vendit të tij dhe Kosovës është trishtuese!! Shprehjen apo këngën: “Oh sa mirë me qenë shqiptar”, e quan një shtazëri. Apo fjalët “xhamadani, vija vija” e quan antishqiptare. Këta njerëz vetëm dinjitet nuk kanë. Pastaj ai do deklarojë me krenari të çuditshme tezën, të cilën thotë se e ka ndërtuar vetë: “Çdo njeri i mirë është grek”! Sipas kësaj teze të tij, të gjithë njerëzit e mirë nuk mund të jenë shqiptarë, gjermanë, francezë, amerikanë etj. Nuk e kupton njeri dot, besoj se: përse ky njeri vlerëson më shumë grekët se të gjithë popujt e tjerë të botës?! Çuditërisht, ky strateg i shovinizmit grek sulmon edhe NATO-n, duke e quajtur një “organizatë kriminale që vret popujt e botës dhe që hodhi bomba mbi Hiroshima dhe se ne shqiptarët po i shërbejmë gabimisht këtij pushteti globalist amerikan”!!! /Nga Stiljan Dedja