Nuk ka grup korrupsioni, apo krimi që zbulohet në Shqipëri, ku të mos ketë 1 militant, anëtar, këshilltar, zyrtar ose drejtues të LSI, parti-biznesit, që dihet nga kush u krijua, pse u krijua dhe përse u përdor, në 15 vitet e sjelljes së saj “striptiste” brenda politikës.
Edhe mes të arrestuarve në grupin e krimit financiar në Shkodër, gjendej i përshirë, ish-drejtori Rajonal i Transportit Rugor e Patentave, përfaqësues i LSI, që njihet jo vetëm si militant, por edhe si mik i afërt pazaresh me Ilirin e Monikën, shok i ngushtë “punësh” i drejtor “Eskobarit” të Sarandës, sponsor votash me lekë e me miell për LSI-në dhe shoqërues i Ilir Metës gjatë piknikëve në bjeshkë.
Këto përfshirje, të zyrtarëve e drejtuesve të LSI, në veprimtrai korruptive e kriminale, provojnë plotësisht faktin, se partia e çiftit presidencial ka qëlim e program pune, vetëm korrupsionin shtetëror dhe tarfiqet, të mbështetur në inividë e grupe krimi.
Ndaj nuk është rastësi, që minimalisht çdo javë, zbulohet nga 1 skandal korruptiv, prangoset, merret në ndjekje penale e gjykohet nga 1 zyrtar dhe drejtues i LSI, jo antarë të thjeshtë, por funksionarë shteti, të lidhur me çiftin Ilir-Monika, të emëruar në poste shtetërore e të angazhuar në trafiqe, për të zhvatur e grumbulluar miliarda për ta.
Krahas Presidentit Ilir Metaj, me bllok në dorë dhe 3 këshilltarëve të tij aktualë, Dervishaj, Lazimi e Muça të dënuar e nën hetim, rezultojnë në pranga, në qeli, të dënuar e në arreste shtëpie, janë edhe 273 zyrtarë të LSI, ish-zv/ministra, deputetë, drejtorë drejtorie e drejtor rajonalë, shefa inspektoratesh, hipotekash, doganash, tatimesh, arsimi, shëndetësie, bujqësie, biznesmenë, diplomatë, bankierë e këshilltarë bashkiakë.
Madje, për afera korruptive, janë në hetim aktual edhe 4 ish-ministrat e kësaj partie: Petrit Vasili me dosjen e ilaçeve dhe dosjen e byzylykëve në drejtësi; Ylli Manjani, me dosjen e 5 tenderëve korruptiv 11 milionë euro në drejtësi; Edmond Haxhiansto me dosjen e rrugëve dhe Edmond Panariti, me dosjen e koncesionit 100 hektarë toka, që i ka dhuruar“Eskobarit” për 99 vjet.
Janë shumë LSI-st, që janë zbuluar e po përballen me ligjin, por ka edhe aq shumë të tjerë nën hetim e zbardhje letrash korrupsioni dhe lidhje me krimin, sa drejtësia e re, duhet të krijojë një strukturë të veçanta hetimore e gjyqësore, vetëm për drejtorët e LSI dhe shefat e tyre, Monika e Ilir Kryemadhi./Pamfleti/