Sali Berisha, Lulzim Basha dhe ish komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi janë nga sot të kallëzuar në SPAK për akuzën e rëndë të ‘vrasjes në rrethana cilësuese’ por edhe ‘të shpërdorimit të detyrës’.
Por sa rrezikojnë ata të dënohen nëse do të shpalleshin fajtorë pas një hetimi të SPAK. Neni 79 i Kodit Penal parashikon për këtë akuzë nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Në rastin e Berishës, Bashës dhe Prendit ata do të dënoheshin sipas pikës ‘dh’ të këtij neni, pra vrasje kundër dy ose më shumë personave.
Neni 79/ Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar nenet 79/a, 79/b, 79/c me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; shfuqizuar shkronja “c” me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasja me dashje e kryer:
a) ndaj të miturit;
b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
c) shfuqizuar;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,
dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.