Ditën e sotme ambasadori i Bashkimit Europian, Luigji Soreca do prezantojë në Komisionin e Integrimit Europian, progres raportin e Komisionit Europian me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë.
Prezantimi i tij do të bëhet në sallën e seancave plenare në Kuvend.Komisioni Europian rekomandoi pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.
Mogherini u shpreh dje se Shqipëria është gati dhe negociatat të çelen sa më shpejtë.Ndërsa kreu i PPE, Kukan i bëri apel opozitës të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.