osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

23 marsi afati i fundit për të liruar ambientet! Selia e FRD kalë beteje nga Meta për të mos njohur zgjedhjet: LSI mban në monitorim godinën

23 marsi afati i fundit për të liruar ambientet! Selia e FRD kalë beteje nga Meta për të mos njohur zgjedhjet: LSI mban në monitorim godinën

Sherri dhe konflikti për godinën e Frymës së Re Demokratike rrezikon të rikthehet. Bashkia e Tiranës të shtunën i ka dërguar një tjetër shkresë kësaj partie ku i kërkon që të lirojë brenda 10 ditësh ambientet, pasi janë pronë e bashkisë.

Letra e dytë ka qenë me vulë dhe numër protokolli, ndryshe nga e para, por kjo nuk e ka zbehur tensionin. Gazeta ka bërë një vëzhgim në fundjavë pranë zyrave të FRD dhe militantë të kësaj partie, por dhe përfaqësues të forcave të tjera, kryesisht LSI qëndrojnë aty për pjesën më të madhe të kohës.

Pra një lloj gatishmërie për të ndalur Policinë Bashkiake që të marrë në dorëzim ambientet e saj. Sipas shkresës së bashkisë, më datë 23 mars kjo godinë duhet që të jetë e lirë, por në bazë të deklaratave që kanë ardhur prej FRD, kjo nuk do të lejohet. Godina vijonte mbetet pa energji elektrike, ndërkohë që kreu i FRD, Sali Sheu ka kërkuar negociata me bashkinë për ta zgjidhur në mënyrë të qetë këtë situatë.

“Unë besoj te zgjidhja ligjore. Jemi në konditat ku palët duhet të kenë komunikim normal, se vetëm klima normale iu shërben zgjedhjeve normale. Them që do të gjejë mbështetje edhe te pala tjetër. Shqipëria këto zgjedhje i ka esenciale, të rëndësishme, si për ekonominë, politikën dhe integrimin. Të gjitha palët duhet t’i shërbejnë kësaj, duke parë njëri-tjetrin në sy, pa u fshehur.

Çdo situatë e tillë nuk iu shërben zgjedhjeve”, tha ai. Momentalisht situata pra godinës mbetet e qetë, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë më 23 mars, palët do e gjejnë konsensusin apo do të kemi sërish tensione. Ajo që vihet re është se presidenti po mundohet të tensionojë situatën për të mos njohur zgjedhjet nëse humbet opozita. Gara e 25 prillit do të jetë tepër e fortë, kjo edhe në varësi të sondazheve. Mazhoranca dhe opozita nuk do të kenë ndonjë diferencë të madhe votash dhe kjo e bën situatën disi të tensionuar. Presidenti Meta tregoi se i trembet edhe një bashkëqeverisje mes PD dhe PS.

Si për koincidencë, një ditë para përplasjes, si Meta ashtu dhe Berisha dolën në televizione ku i dhanë mesazhe Bashës që të rrijë larg Ramës. Ditën tjetër kreu i shtetit u shfaq i nervozuar te selia e FRD ku dhe u përplas me policët e bashkisë. Pra si duket Meta po përgatit terrenin për çdo situatë që do të vijë. Nëse PS siguron 71 mandate, Meta mund të çohet dhe të thotë se nuk i njeh zgjedhjet sepse ka pasur presione e manipulime. Kjo do të thotë se ai mund të mos mandatojë kryeministrin Rama për të formuar ekzekutivin. Lëvizja tjetër e Metës është që të përçojë një mesazh te ndërkombëtarët se qeveria po vjedh zgjedhjet duke bërë presione e sherre.