osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

225 mijë $ borxh dhe mos dhënie licencë nafte kompanisë ruse guackë! CNN: McGonigal futi në hetim lobistin e opozitës shqiptare me para “ofshore” të vërtetuara

225 mijë $ borxh dhe mos dhënie licencë nafte kompanisë ruse guackë!  CNN: McGonigal futi në hetim lobistin e opozitës shqiptare me para “ofshore” të vërtetuara

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumentave në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë u bë në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Ai pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

I pyetur nga gjykatësja nëse pas udhëtimit në shtator 2017, ai kishte mbajtur “një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe personin B (Dorian Duçka)”, McGonigal u përgjigj “Po”.

Në të njëjtën mënyrë ai u përgjigj kur u pyet nëse me kërkesë të Personit A (Agim Nezaj), ai i kishte bërë thirrje kryeministrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte liçenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë, ndërkohë që personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare.

Të gjitha mediat kryesore amerikane e kanë pasqyruar lajmin dhe dëshminë e tij. CNN shkruan se sipas deklaratës së fakteve, “FBI hapi gjithashtu një hetim ndaj një shtetasi amerikan i cili po lobonte për një parti politike në Shqipëri “bazuar pjesërisht në informacionin e dhënë nga i pandehuri McGonigal”.

Pavarësisht se nuk përmendet emri, dyshimet janë se bëhet fjalë për rastin e Nick Muzin, që e kontaktoi Lulzim Basha. Pra “miqtë” shqiptarë sinjalizuan McGonigal dhe e furnizuan me informacion për të nisur hetimet për lobistin e opozitës.