osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“21 Janari” në SPAK: Familja Nika ka audio-përgjim se kush ka urdhëruar për të qëlluar!

“21 Janari” në SPAK: Familja Nika ka audio-përgjim se kush ka urdhëruar për të qëlluar!

SPAK ka nisur tashmë hetime për vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar të vitit 2011. Familjarët e Alkes Nikës i vrarë në protestë, vrasje për të cilën ende nuk ka autor, por kërkojnë drejtësi.

Deputeti Petro Koçi, i ftuar në Report TV thotë se familja Nika disponon një audio përgjim se kush ka dhënë urdhër për të qëlluar me 21 janar.

Deputeti socialist nënvizoi se prokuroria ka shumë për të hetuar pasi shumë gjëra nuk janë hetuar.

“Kanë mbetur shumë gjëra pa u hetuar. Është e nevojshme që për atë ngjarje kaq të rëndë të dëshmojnë gjithë krerët e shtetit në atë kohë. Ai nëse kthehet në një bashkëpunëtor të drejtësisë mund të ketë shumë gjëra për të treguar.

Nga ana tjetër duhet të verifikohet numri dhe identiteti i njerëzve që nuk kanë qenë pjesë e njerëzve të kryeministrisë. Kush ka dhënë urdhrin për fshirjen e serverëve. Duhet të hetohen të dhënat që e çuan Berishën të deklaronte atë që tha pas ngjarjes.

Dikush i ka thënë e ka informuar zyrtarisht. Në momentin që e ka bërë pa një të dhënë atëherë për mua kjo është e dënueshme. Është një falsifikim i rëndë dhe deformon hetimin e ngjarjeve. Për këto të dënon drejtësia. Janë disa elementë që kanë mbetur të pasqaruara.

Familja Nika pretendon se ka një audioregjistrim të ri që vërteton që është dhënë urdhër për të qëlluar. Zëri besoj do të jetë i identifikueshëm se i kujt është. Besoj se do të verifikohet. Mjafton të pyesësh ata që kanë qenë në Gardë dhe të pyetet se i kujt është zëri i filanit.

Sa i përket organizimit të protestës kjo është një përpjekje shumë banale për ta përdorur në mënyrë që të balancosh politikisht ngjarjen. Protestat e PD-së kanë qenë shumë agresive dhe nuk është marrë asnjëherë asnjë hetim”- tha Petro Koçi.