osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

’21 janari’, gazetari i plagosur: Autor është Sali Berisha dhe ai duhet të jetë në burg. Plaga e plumbit mbyllet, por nuk harrohet

’21 janari’, gazetari i plagosur: Autor është Sali Berisha dhe ai duhet të jetë në burg. Plaga e plumbit mbyllet, por nuk harrohet

10 vite nga 21 janari, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur, shprehet se nga kjo çështje nuk ka se çfarë të zbardhet sepse është më se e qartë që fajtor kryesor është kryeministri i asaj kohë, Sali Berisha. Përgjegjësi kryesore, për Mahmutajn, është vetëm e Berishës.

“Përgjegjësia personale është e ish-kryeministrit të aso kohe, u gjetën 2 kamikaz, Agim Llupo dhe Ndrea Prendi, u gjetën 2 kamikaz që qëlluan në drejtim të protestuesve. Urdhrat erdhën nga kryeministri i asaj kohë.

Nuk ka nevojë më për t’u zbardhur kjo ngjarje, unë kam vetë kam publikuar dhjetëra foto dhe video, ku duket mirë se kush ka qëlluar, ku dallohet flaka e plumbave. U thanë se protestuesit u qëlluan nga afër, u thanë se u qëlluan nga të infiltruar.

Po të shikosh kush është autori i të gjithë manipulimeve e kupton, që jo vetëm nuk denjoi që të pranonte fajin në heshtje, e gjithë kjo ngjarje ka një autor dhe vetëm ai duhet të jetë në burg”, tha Mahmutaj për Report Tv.

10 vite nga vrasja e 4 protestuesve, si e shpërbleu Basha mjekun që gënjeu më 21 janar

Kur kanë kaluar 10 vite nga kjo ngjarje, gazetari shprehet se nuk pret kurrsesi drejtësi nga kjo drejtësi që është në Shqipëri, të cilën e quan një vegël të politikës.

“Nuk kam pritur që dosje e 21 janarit të përfundojë me dënimet e duhura, kjo pritej, unë e prisja që të ndodhte kjo gjë qoftë të merren vendime qesharake, që as ato nuk i morën, duke e njohur sistemin e drejtësisë e prisja. (…)

Nuk shpresoj që kjo dosje të përfundojë ndonjëherë me dënimin e të pandehurve të saj, asnjëherë. Kjo dosje do të vazhdojë e hapur edhe 10 vite, dhe më pas do të mbyllet sipas ligjit duke përfunduar gjithçka.

Policia ka kërkuar rihapjen e dosjes, këto janë show i radhës. Drejtësia është një vegël qorre në duart e politikës, nuk besoj që 21 janari të zbardhet dhe të arrij fundni, kemi Gërdecin, Rrugën e Kombit, vjedhje kolosale, kemi vrasjen e dëshmitarit të Gërdecit, Kosta Trebickës, politika ka futur duart dhe do të mbeten në pjesën e turpit të drejtësisë”, tha Mahmutaj në Report TV.

Që prej asaj kohe, Mahmutaj është zhvendosur në Bruksel ku ka marrë azil politik. Ai tregon se ajo plagë që ka marrë në 21 janar gjatë protestës nga ku po raportonte si gazetar, nuk do të harrohet!

“Plaga e plumbit mbyllet, por nuk harrohet”, përfundoi Mahmutaj.