Dosja “21 janari” ka mbërritur në gjykatën e lartë pasi familjarët e Aleks Nikës, një nga katër protestuesit e vrarë në vitin 2011 përballë kryeministrisë, nuk reshtin së kërkuari që hetimin, ta marrë në dorë Prokuroria e Posaçme. Edhe pse GJKKO dhe Apeli i Posaçëm e nuk e kanë rrëzuar kërkesën për hetimin e dosjes nga SPAK, dhe kalimin për kompetencë në prokurorinë e Tiranës, bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika ka bërë rekurs kundër këtyre vendimeve në Gjykatën e Lartë.
Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishe dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal. Sipas argumentit të tyre në faqen 3 të rekursit, të akuzuarit për të krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish Kryministër dhe ish Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin. ish komandant i Gardës së Republikës.
Në rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, thuhet se prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin për dy vjet e 6 muaj pa bërë asnjë veprim për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të këtij viti, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.
Kreu i SPAK, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm lidhur me dosjen e 21 janarit. Ai thekson se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga vetë SPAK. Paditë e reja erdhën si rezultat i një audio përgjimi të pretenduar nga xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika.
Ndërkohë avokati thekson se urdhëruesit e vrasjeve politike kanë qenë Sali Berisha dhe Lulzim Basha ndërsa ekzekutorët, kanë qenë komandanti i Gardës Andrea Prendi dhe vartësit e tij të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të protestuesve të mbledhur para kryeministrisë pasditen e 21 janarit 2011. Episodi i vrasjes së Aleks Nikës me plumb në kokë, mbeti pa autor edhe në gjykimin e parë pasi predha që iu hoq viktimës nga trupi në Turqi, ishte shtypur e dëmtuar në atë masë sa ishte bërë e pa ekspertueshme.