osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

2024, viti i ndarjeve, vdekjeve dhe burgosjeve të mëdha

2024, viti i ndarjeve, vdekjeve dhe burgosjeve të mëdha

Si mund të ishte ndryshe viti 2024 për shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve të tyre?

Princ Leka harroi nga ç’derë vinte dhe la gruan e gjeti dashnore. “Oh Elia, mos qëllo, se më dhemb!”. Dashnorja i kushtoi 1 milion euro dhe tre shpulla. Princi pagoi. Populli dhe Elia u qetësuan.

Jonida Maliqi tentoi të bënte të njëjtën me Gent Prizrenin, por kunati i Samir Manes nuk ra në presionin e shpullave të këngëtares. Maliqi ia nxori inatin “karnavales” Elvana Gjata, duke i dhënë çmimin e tretë.

Xhensila me buzë të trasha dhe Bes Kallaku me shaka të ‘holla’ janë në proces filozofik divorci. SPAK dhe populli të hutuar po mendojnë nëse duhet t’i besojnë apo jo.

Egli Tako u nda me gaztorin Olsi Bylyku për t’u puqur me imitatorin ZUM, në Big Brother Albania VIP 4.

Ilnisa Agolli e BBV3 u nda me Meriton Mjekiqin, se ky i fundit u tregua “djal i keq!”

Rigels Rajku (Noizy) ra në burg, doli. Arkimed Lusha (Stresi), doli pasi u arrestua përsëri. Florian Marku ka lënë boksin përkohësisht për t’u futur në burgun gjerman “kuq e zi”.

Ervin Salianji u fut në burg për t’i thënë “lamtumirë” Range Rover-it dhe PD-së për 1 vit.

Sali Berisha, i mbyllur në ballkonin kafaz si papagall që s’e blen njeri, përsëriti gjithë vitin: “SPAKU S’TË KAP, SKAPI TË KAP.”

Ish ministri Beqja u vetëmbyll në burgun e Fierit, duke i thënë Ramës: “Jam Iliri, jo Arbeni.”

Ish zëvendëskryeministri Ben Ahmetaj u sistemua përfundimisht në Zvicër, pasi SPAK i sistemoi të gjitha pllakat e banjove. Pritet që të dalë së shpejti bashkë te Syri.net.

Viti 2024 shënoi tre vdekje të kalibrit të lartë letrar.

Ndërruan jetë Ismail Kadare, Jorgo Papingji dhe Agim Doçi. Shkrimtari i madh i letërsisë shqipe do ikte nga kjo botë me ambulancën e Urgjencës Kombëtare “Brataj”. Agim Doçi me siguri do i thurte vargje shpejtësisë së ambulancës: “O moj mikesha me katër rrota, e shojte gjeniun, si ta deshte rroçka.”

Viti 2024 kulmoi dhe shpërtheu mashtrimin piramidal të mikrokredive. Olsi Ibro dhe Arben Meskuti mashtruan 100 mijë shqiptarë. I pari po gatuan për të burgosurit e 313, i dyti vendosi të ndërrojë jetë para se të ndërronte viti 2024.

2024 është viti i Ilir Metës. Më në fund ai arriti qëllimin final, lirinë brenda vargonjve të diktaturës rilindase. Me një lëvizje të beftë, Meta sfidoi amerikanët duke i lënë me gisht në gojë. Ai u fut në burg.

Mona Kryemadhi, ish-gruaja e Presidentit, ka mbetur mes katër rrugëve, pasi SPAK ia ka sekuestruar të gjitha vilat, pallatet, vëthët dhe çizmet. Çadra “Marriot” është një donacion i qeverisë sa për të kaluar festat e fundvitit.

Qershia mbi tortën e vitit 2024 është filxhani mbi kokën e Parashqevi Simakut.

I madh e i vogël në trojet shqiptare panë si mund të ishte fundi i tyre. Ata panë “fundin” duke parë Parashqevinë elegante të festivaleve që i buzëqeshte me ngrohtësi “publikut” që shpërndante ndihma në vend të duartrokitjeve në një stacion treni.

Të gjithë shqiptarët kthyen sytë nga yjet e tyre amerikane dhe pyetën njëri-tjetrin: A duhet të mbathte Parashqevia fatin dhe mbathjet e Merita Halilit, apo si Bleona Qerreti duhet t’i hiqte fare ato?

Përgjigjen dhe fatin e saj e ka marrë në dorë travestiti Iliriani, ylli i ri i trojeve shqiptare. Me fundshpinën dhe mendjen magjike, pritet që t’ua kthejë Parashqevinë shqiptarëve, në 2025, fringo të re, ashtu si ishte në 1985.