osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

200 vjet nga Revolucioni Grek: Dështoi apo pati sukses projekti i shtetit-komb?

200 vjet nga Revolucioni Grek: Dështoi apo pati sukses projekti i shtetit-komb?

Mark Mazower, historian i njohur i Columbia University, thotë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se 200 vjetori i Revolucionit Grek është një mundësi që të shihet pas dhe me një perspektivë më të thellë për atë që ndodh rreth nesh.

Përtej debateve të ndryshme, pika më e rëndësishme e reflektimit është nëse projekti i shtetit-komb në Ballkan, dështoi apo pati sukses?

Intervistoi: Nikolas Zois

Çfarë pyetjesh duhet të bëjmë kur vlerësojmë një përvjetor kombëtar si 200 vjetori i Revolucionit Grek?

Një përvjetor kombëtar nuk është një fakt i natyrës por produkt i një vendimi politik, disa herë kolektiv, disa herë më pak. Me kohën, festime të tilla mund të sanksionohen, ndërkohë që të tjerë mund të humbasin apo ndërpriten.

Kush e feston sot datën në të cilën Mbreti Otto vuri këmbë në tokën greke? Ka kohë që është harruar. E megjitatë ajo i parapriu caktimit të 25 marsit si ditë kombëtare. 200 vjetori i shpërthimit të Revolucionit Grek ofron një mundësi të rrallë për t’u tërhequr nga shqetësimet afatshkurtra që normalisht na qarkojnë dhe të mendojmë në një perspektivë më të thellë.

Në disa mënyra kjo mund të jetë veçanërisht e vlefshme sot. Mënyra sesi marrim informacionin dhe lajmet sot të lënë pa frymë: është përherë e më vështirë që të gjesh një moment reflektimi dhe soditjeje mbi atë se çfarë kuptimi kanë ngjarjet për shkak se çdokush supozohet që të ketë një reagim të çastit. Më tej akoma, ne gradualisht po humbasim zakonin, siç e tha dikur historiani Carl Schorske, të të “menduarit me histori”.

Ndaj 200 – vjetori është një moment për t’u përpjekur për t’u përballur me thyerjen radikale me të shkuarën që përfaqësohej nga krijimi i një Greqie të pavarur, për të pyetur se çfarë kuptimi kishte realisht pavarësia dhe për të gjurmuar distancën që vendi ka përshkruara qysh atëherë. Po njësoj, ky është një shans për të menduar pak për të ardhmen.

Ne priremi të mendojmë në momente të tilla në dy akse: a) ishte një sukses apo dështim? b) duhet të jemi pesimistë apo optimist për të ardhmen?

Unë mendoj se si çdo marrëdhënie, marrëdhënia jonë me historinë është shumë e ndërlikuar dhe me shumë anë që të përqafohet përmes dikotomive të tilla. Ne kemi përfituar tashmë nga një numër shumë i rëndësishëm ekspozimesh dhe publikimesh që do të jenë dëshmi në kohë të vlerës së këtij rasti.

Në punën e tij me të njëjtin emër, Eric Hobsbaën argumenton se ritualet dhe festimet kombëtare mund të përshkruhen në vija të trasha me atë që ai e quajti “shpikja e traditës”. Është diçka e pashmangshme , nisur nga ndikimi final përashkues që ka koncepti i kombit në të shkuarën historike? A ju desh të merreshit me çështje të tilla në cilësinë e anëtarit të komitetit Greqia 2021?

Hobsbaën dhe të tjerë, na kanë ndihmuar të shohim sesa shumë kemi trashëguar nga obsesioni i një shekulli të 19-të me historinë dhe nga nevoja e tij për të krijuar tradita ku ato nuk mund të gjendeshin, apo krijimin e miteve të tëra nga hiçi dhe cipëza. Kjo nuk do të thotë se të gjitha traditat janë shpikur apo se sensi i të shkuarës është një shpikje moderne. Për ta thënë në mënyrë abstrakte, kjo do të thotë se ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos gabojmë me thelbin e procesit: ne kemi trashëguar konceptet e helenizmit dhe Greqisë nga e shkuara: por versione të ndryshme të tyre janë shfaqur në pika të ndryshme kohë pas kohe.

Ju po shkruani një libër të ri mbi Revolucionin Grek. Keni gjurmuar ndonjë drejtim të ri në historiografinë e 1821-t që është publikuar në sasi të madhe këto kohë dhe nëse është kështu, nën cilën “shkollë”(nëse ka një të tillë) do ta kategorizionit punën tuaj të tanishme? Cili është argumenti kryesor i librit tuaj të ri?

Gjëja e parë për t’u thënë është se historia akademike lulëzon në Greqi në në pak vende të përmasave të saj. Disa punë klasike janë shkruar mbi Revolucionin Grek të shekullit të 19-të; por asnjë studiues serioz nuk mund të shkruajë sot për subjektin në fjalë pa marrë parasysh punët e publikuara në Greqi në këto 20-30 vitet e fundit: ne dimë shumë më tepër sesa dikur për ekonominë e revolucionit, për përmasën otomane gjithëpërfshirëse, për luftën në det, për Eterinë dhe ata që iu bashkuan dhe se çfarë mendonin. Kështu që libri im do të jetë pjesërisht një punë sintetizuese dhe një lloj homazhi ndaj punës së kolegëve të mi grekë.

Në të njëjtën kohë, shpresoj se ai do të ofrojë një interpretim të ri dhe interesant. Historia e 1821-t është në shumë mënyra një histori shumë e ndërlikuar. Mendoj se një ndër arsyet pse ne priremi të ndalemi te heronjtë – është sepse ata na e bëjnë shumë më të thjeshtë kuptimin e kësaj historie.

Në të vërtetë, revolucioni ndodhi në shumë rajone të ndryshme, sporadikisht. Ishte një nisje e dështuar, së pari, nën Alexandros Ypsilantis. Gjithashtu grekët po përballeshin me humbje në verën e vitit 1827 dhe nuk do ta fitonin lirinë e tyre pa mbështetjen e aleatëve.

E megjithatë, çfarë do të thotë kjo po ashtu? Që për gjashtë vjet, grekët – të paktën në More, ishuj dhe disa pjesë të Rumelisë – kishin rezistuar për shumë më tepër sesa çdokush në Europë mund të imagjinonte asokohe. Kjo qëndresë, kjo ringritje për godet si elementi kyç, që më ka mahnitur më shumë se të gjithë të tjerët.

Ju keni folur së fundmi për forma të drejtësisë gjatë Revolucionit Grek. Cila është gjëja më e rëndësishme që do të thoshit për atë çështje një qytetari që është disa herë dyshues për institucionet e drejtësisë së vendit të tij? A mund t’i gjurmojmë të ashtuquajturat fatkeqësi të Greqisë moderne në fillimet e shtetit grek apo nuk është ky rasti?

Institucionet nuk janë tërheqëse – sidomos institucionet shtetërore. Pak njerëz bien në dashuri me institucionet. Ajo çfarë mendoj unë se na tregon historia e 1821-t është ajo sesi duket një shoqëri kur ndodhet mes institucionesh – kur institucionet e vjetra kanë pushuar së funksionuari dhe të rejat nuk kanë ardhur ende në ekzistencë.

Shteti otoman kishte rënë; shteti i ri i monarkisë bavareze nuk ishte imagjinuar ende. A ishte ky vakuum një gjendje e preferuar? Pyesni fshatarët e Rumelisë Qendrore që ishin nën mëshirën e kujtdo “kapobande” dhe kujtdo bande të armatosur që kishte pushtet në atë moment.

Puna për ndërtimin e institucioneve juridike ishte e vështirë dhe pas vitit 1821 mbeti pas dy nismave më tërheqëse dhe publike të krijimit të dy degëve të tjera të qeverisë. Mes rreshtave në tekstet e kushtetutatve revolucionare dhe realiteteve të asaj që drejtësia do të thoshte asokohe, kishte në vitet ’20 të shekullit të 19-të një hendek të madh dhe është kjo që më intereson si historian.

Në vitin 2022, Greqia do të përkujtojë fundin fatkeq të luftës Greko-Turke të 1919-1922. Çfarë lloj reflektimi do të donit të shihnit Ju si historian, nisur nga fakti se do të përkujtohet një humbje dhe jo një fitore?

Kur ka shumë, përkujtimoret rrezikojnë të humbasin ndikimin e tyre. Por “katastrofi” ishte padyshim një moment themelor në shfaqjen e shtetit grek. Dikush mund të thotë se ishte vetëm atëherë, një shekull më parë, që revolucioni i vitit 1821 mbaroi me të vërtetë. Vuajtja njerëzore ishte e jashtëzakonshme dhe jo më pak e rëndësishme për shtetin, ishte edhe sfida e krizës së refugjatëve. Shoqëria në Greqinë veriore në veçanti, do të ishte zhvilluar në rrugë shumë të ndryshme pa këtë lëvizje të jashtëzakonshme të popullsisë. Dhe dy pasoja të tjera afatgjata të këtyre ngjarjeve më ngacmojnë.

E para, se ato transformuan marrëdhënien mes grekëve dhe turqve – në të njëjtën kohë duke zhbërë lidhje të vjetra, teksa myslimanët u deportuan nga Greqia dhe kristianët ortodoksë nga Anadolli dhe Deti I Zi; dhe intensifikimi i tyre, teksa Greqia mori një influks të ri popullsie që kishte jetuar për shekuj me fqinjët myslimanë dhe që shpesh fliste turqisht po aq sa, në mos më mirë sesa greqisht.

E dyta është se “katastrofi” njoftoi një marrëdhënie të re mes kombit dhe territorit. Ideali i vjetër ishte kapja e sa më shumë territori të ishte e mundur, sikur toka vetë të ishte çmimi; sot ne jetojmë në një botë shumë të ndryshme, e tillë që ndoshta nisi në atë moment.

Nga David Harvey te Craig Calhoun, opinionet rreth rolit të kombeve-shtet në shekullin e 21-të, variojnë shumë. Sipas Jush, cili është roli, kuptimi i këtyre “komuniteteve të imagjinuara”(dhe përkujtimeve të tyre) në një botë të globalizuar ku njerëzit, paraja, produktet dhe informacioni qarkullon pandërprerë kufijtë?

Mendoj se ajo që është ngacmuese është sesa të fuqishme mbeten sot shtetet-kombe. Ato mishërojnë sensin e komunitetit politik që nuk është e lehtë të zhbëhet, ndoshta sepse kanë qenë asociuar me pjesëmarrjen politike dhe sociale përherë e në zgjerim. Globalizimi përfaqëson një sfidë shumë të madhe për to. Megjithatë mendimtarët politikë të shekullit të 19-të kuptuan diçka që shpesh na shpëton neve sot, konkretisht se politika kombëtare dhe bashkëpunimi ndërkombëtarr nuk janë në kundërshti, por komplementare me njëra-tjetrën. Vendet e vogla, në mëshirën e të mëdhenjve, e di këtë nga përvoja. Por në realitetin e ngrohjes globale edhe vendet e mëdha tanimë janë të vogla.(Respublica)