Fillimi i zbatimit të marrëveshjes së transferimit të të burgosurve shqiptarë në Britaninë e Madhe për avokatin shqiptar në Londër, Naim Hasani, është edhe një tregues se tonet e marrëdhënieve mes dy vendeve po normalizohen. Në një lidhje me Skype për Report Tv në emisionin ‘Studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hasani thotë se zbatimi i kësaj marrëveshjeve e ndihmon shumë Britaninë e Madhe për shkak të mbipopullit të burgjeve atje.
Fillimi i zbatimit të marrëveshjes së transferimit të të burgosurve shqiptarë në Britaninë e Madhe për avokatin shqiptar në Londër, Naim Hasani, është edhe një tregues se tonet e marrëdhënieve mes dy vendeve po normalizohen.
Në një lidhje me Skype në ‘Studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hasani thotë se zbatimi i kësaj marrëveshjeve e ndihmon shumë Britaninë e Madhe për shkak të mbipopullit të burgjeve atje.
“Nëse ata dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre për të vuajtur dënimin atëherë marrëveshja është atje dhe ata që janë dënuar me mbi 4 vite mund të transferohen. Ka një mbipopullim të jashtëzakonshëm të burgjeve në Britaninë e Madhe. Faktikisht nuk bëhet fjalë për ekuivalentim të dënimit.
Është thjesht vetëm vuajtje e dënimeve të dhëna nga gjykatat. Britania ka marrë garanci se vendimet e gjykatave britanike nuk do të vihet në diskutim dhe do të çohet deri në fund. Marrëveshja është thjesht për vuajtje të dënimit”, tha Hasani.