Janë një ndër familjet më të pasura në botë, dhe asgjë e publikuar prej tyre nuk duhet ti surprizojë më fansat.
Familja Kardashian-Jenner është një ndër më të pasurat në botë, e sigurisht që asgjë e punlikuar prej tyre nuk duhet t’i surprizojë më fansat.
Por këtë të diel, 20-vjeçarja Kylie Jenner ka publikuar një pjesë të vogël të pasurisë së saj miliona dollarë.
Ylli i televizioneve ka pozuar brenda dollapit të saj gjigand, i mbushur me çanta të ndryshme, të markave më të njohura si “Chanel”, “Dior”, “Gucci” dhe “Balenciaga”, të cilat kanë një vlerë më të madhe se 1 milionë dollarë.
20-vjeçarja në foton e publikuar shfaqet përpara pasqyrës vetëm me këmishë nate.
Revista prestigjioze “Forbes” e ka listuar Kylie Jenner si një ndër femrat më të pasura në botë, krah yjeve si: Jennifer Lopez, Novak Djokovic dhe Ed Sheeran.