osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

20 milionë lekë për trajtim shëndetësor të Sali Berishës në Austri…nga qeveria!

20 milionë lekë për trajtim shëndetësor të Sali Berishës në Austri…nga qeveria!

Kujtojmë, se për kurime mjekësore jashtë Shqipërisë me lekët e shtetit, në 10 vitet e fundit kanë shkuar 145 politikanë, famijarë të tyre, modele, drejtues e shërbëtorë afër pushtetit; mes tyre 2 herë edhe Spartak Braho me nga 4 milionë lekë të reja; 2 herë Bashkim Fino me nga 2-3 milionë lekë të reja; 4 herë herë Monika Kryemadhi ne vitet 1998-2002 e 2009-2013, si dhe 1 herë para 1 muaji, me 1.3 milionë lekë të reja, si bashkëshorte e Presidentit të Republikës, për ndërhyrjet kirurgjikale obstretike e plastiko-estetike të bëra në Itali; ndërsa 1 herë është trajtuar Linda Rama në periudhën qershor-gusht 2017, për lindjen e djalit, me vlerë trajtimi e akomodimi 8.5 milionë lekë të reja, si bashkëshorte e kryeministrit

Pas nisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, për “remont kapital” mjekësor në Vjenë të Austrisë, kryeministri Edi Rama, ka nxituar të tregojë anën e tij humane me fondet e shtetit, duke udhëruar Ministren e Financave, Anila Denaj, të bëjë procedurën zyrtare, për t’i përballuar shpenzimet e kurimit. Sipas informacionit nga Drejtoria e Buxhetit të Ministrisë së Financave, në zbatim të urdhërit të Edi Ranës, janë transferuar në fondin e Ministrisë së Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale, 2 milionë lekë të reja nga fondi rezervë, me objekt: – “Shpenzime udhëtimi, akomodimi e trajtimi shëndetësor, për ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha”. Ky fond, nuk parshikohet nga ligji, mbasi Sali Berisha nuk është më deputet, ndaj dhe është specifikuar si “Ish-president e Ish-kryeministër”, si kompetencë e kryeministrit Rama, për akordim fondesh trajtimi mjekësor, arsimor, humanitar e raste fatkeqësish, për persona të veçantë, ose me kontribute ndaj vendit e shoqërisë. Burime nga zyrtarë e roje sigurie, që i shërbejnë prej 29 vitesh Sali Berishës, thonë se “doktori”, ka shkuar për “riparim të përgjithshëm”, në klinikë-spitalin “historik”, ku ai kurohet prej 45 vitesh, sa herë që ka “turbulenca” psikike, por tani në moshën afro 76-vjecare, përveç kësaj simptome të vjetër, do të trajtohet dhe me shërbim spitalor e 1 ndërhyrje kirurgjikale për sëmundje moshe e gjëndra tumorale, të shfaqura në pjesën midis qafë-shpinës, të shkaktuara prej stresit e tejlodhjes psiko-fizike.

Ky financim mjekësor për (ish) shefin e PD, është specifikuar qëllimisht si “Trajtim për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin”, sepse sipas Nenit 20, të Ligjit Nr. 8550, datë 18.11.1999, qysh prej datës 22 shkurt 2019 kur ka dorëzuar mandatin, Sali Berisha nuk përfiton trajtim mjekësor me fonde shteti, mbasi deputeti trajtohet vetëm kur është në detyrë. Të dhënat e para, tregojnë se Sali Berisha u dorëzua dhe u detyrua të dalë nga “vala e revolucionit anti-Rama”, jo se nuk ka kauzë, por për arësye të forta shëndetësore, që nuk mund të përballohen më, me doza qetësuese, siç kaloi situatën e rëndë të gjendjes “Shock”, kur në festën e 21 vjetorit të PD, i ra të fikët duke folur në podium. Po këto burime, thonë, se për shkak, të gjendjes së rënduar fizike e psikike të pas daljes nga spitali, Sali Berisha nuk do të jetë më pjesë e politikës aktive, duke i dhënë fund karrierës së tij, që faktisht i është ndalur qysh më 22 shkurt 2019, kur doli nga parlamenti, ndërsa pas kthimit si pacient nga Austria, ai nuk do dalë as nga shtëpia, veçse nëse e nxjerr drejtësia e re amerikane “për ca sqarime”./Pamfleti