osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

2 Shtator, Lulzimi dhe Kryemadhi në “ilegalitet” pa adresë! A i mbaruan pushimet e “varfëra” milionerët?!

2 Shtator, Lulzimi  dhe  Kryemadhi në “ilegalitet” pa adresë! A i mbaruan pushimet e “varfëra” milionerët?!

1 orë zgjati sot seanca e parë e sesionit të ri parlamentar. Sesioni u hap me fjalën e kreut Gramoz Ruçi ndërsa kryeministri Edi Rama vendosi të mos e merrte fjalën, në emër të partisë që drejton foli sekretari i përgjithshëm Taulant Balla, ndërsa të djathtën e përfaqësoi me disa kritika të ashpra Rudina Hajdari.

Por ku janë Basha dhe Kryemadhi ndërkohë që sot Parlamenti nisi pa opozitën e vjetër por me të renë?

Deri tani nuk ka asnjë reagim në rrjetet sociale nga kreu i PD-së, as nga kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi pak ditë më parë u pa duke pushuar në Jalë, ku ishte me rinjtë simpatizantë të LSI-së. Si rrallë herë ish-deputetja u pa për herë të parë në një foto me ish-demokraten Grida Duma, foto të publikuara këto nga blogeri Olti Curri.Nuk dihet nëse ndodhet ende në Jug apo moti i ka prishur planet.

Nga ana tjetër Basha ka njoftuar që në shtator do të paraqesë një plan kombëtar për luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Postimi i tij i fundit në Facebook është të premten, ku akuzon Ramën për varfërinë e shoqërisë shqiptare.
Ndërkohë sot dy aleatët e tij Vasili dhe Nard Ndoka paralajmëruan se opozita do të mblidhet këtë javë për të diskutuar planet për zgjedhhet e lira.