Afrimi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka futur në panik shumë zyrtarë e ish-zyrtarë. Disa prej tyre janë momentalisht nën hetim, ndërsa ka edhe të tjerë që mendojnë se kanë shpëtuar nga telashet me drejtësinë sepse hetimet për aferat e tyre janë mbyllur. Por me SPAK çdo aferë korrupsioni do të zbardhet dhe çdo emër “VIP” është i rrezikuar. Qofshin aktualisht persona nën hetim, qofshin të hetuar më parë, Prokuroria e Posaçme do t’i kalojë edhe një herë në “sitë” për të dhënë drejtësi.
Gazeta ka bërë një përllogaritje të të dhënave ndër vitet e fundit dhe rezulton se janë afro 35 zyrtarë e ish-zyrtarë të rrezikuar nga drejtësia e re. Sipas ligjit për organet e reja antikorrupsion, ka dy kategori dosjesh që mund të merren në dorë nga prokurorët dhe gjyqtarët specialë. Dosjet e para janë ato që kanë në dorë Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas ligjit, çdo dosje që është në shqyrtim do transferohet te SPAK. Ndër këto dosje, më të bujshmet që do të kalojnë në filtrat e SPAK do të jenë ato të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ish-ministrit Saimir Tahiri, dosja e Ilir Metës dhe Sali Berishës si edhe dosja e Lulzim Bashës. Llalla po hetohet nga Krimet e Rënda për pastrim parash, Tahiri për përfshirje në grup të organizuar kriminal, ndërsa Meta dhe Berisha e kanë “lakun” të shtrënguar nga afera e CEZ-DIA. Nga ana tjetër, Lulzim Basha është nën hetim për fshehje të të ardhurave për lobimet ruse në SHBA. Të tjerë zyrtarë të lartë që rrezikojnëtë jenë “kurban” i Strukturës së Posaçme Antikorrupsin janëedhe rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i MAS, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat dhe shpërdorim detyre. Në listëështë edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto për abuzimet me Rrugën Tiranë-Elbasan. Të gjitha këto vepra penale janë në të drejtën e SPAK për t’i hetuar kur të shkrihen Krimet e Rënda. Kjo do të thotë se të gjithë këta zyrtarë, por edhe të tjerë, që kanë të hapura hetime te Krimet e Rënda, rrezikohen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Ish-zyrtarët e rrezikuar
Ligji i jep të drejtë SPAK të rihapë edhe dosje korrupsioni, hetimet për të cilat janë mbyllur. Në këtë rast bëhen fjalë për shumëçështje të bujshme, ku protagonistë janë ish-zyrtarë të PD. Së pari është Rruga Durrës-Kukës, ku Lulzim Basha i shpëtoi gjykimit. Një tjetër akuzë e ngritur ndaj kreut të PD është 21 Janari, pasi Ministria e Brendshme ka bërë një padi se donte të helmonte protestuesit, por që Adriatik Llalla e mbylli si çështje. Po ashtu ka dhe dy kallëzime të tjera për abuzime me lejet e ndërtimit si kryetar bashkie i Tiranës. Emra të tjerë janë Ridvan Bode dhe Sherefedin Shehu, të dy të kallëzuar për skandalin me Rrugën Durrës-Kukës, pasi morën kredi me interes shumë më të lartë se normalja. Edhe në këtë rast të gjithë ja hodhën paq. Një tjetër rast është privatizimi i OSSH. Ministria e Energjisë paditi disa zyrtarë, mes të cilëve Genc Rulin e Florion Mimën, por çështja u pushua. Rasti tjetër më flagrant është ai i Arben Imamit. Sakaq, në rrezik janë edhe disa ish-zyrtarëe zyrtarëtë bashkive Kukës, Mallakastër, Përmet, Fier, etj., të cilët janë kallëzuar nga KLSH për abuzime.
2 mld euro të vjedhura
Gazeta ka bërë një përmbledhje të të gjitha denoncimeve që janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe bëhet fjalë për mbi 2 miliardë euro abuzime me taksat e qytetarëve gjatë 3 viteve të fundit. KLSH ka konstatuar se mbi 1.5 miliardë euro janë abuzime të bëra gjatë auditiveve të vitit 2015-2018 nga individë të administratës publike. Bëhet fjalë për abuzime me tendera dhe shpërdorime të ndryshme detyre që kanë sjellë dëme në buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër abuzime janë vënë re dhe në deklarimet e pasurisë së zyrtarëve. Sipas informacioneve, vetëm vitet e fundit ka pasur mbi 50 miliardë lekë që janë fshehur nga zyrtarë të ndryshëm, mes të cilëve deputetë, ish-deputetë, drejtorë etj. Këto para dyshohet e janë vënë në mënyrë korruptive dhe për ta pati kallëzime penale në prokurori, ku disa ja hodhën paq dhe disa të tjerë janë ende me dosje. Me ngritjen e SPAK pritet që të gjitha këto dosje abuzimesh të rihapen.
Mimoza Ibra