Gazetari Artan Hoxha tha se në Shqipëri është prodhuar vaj kanabisi në mënyrë ilegale. Ai tha se një dozë e tij shkon në 2 -3 mijë euro dhe është prodhuar nga një kimist që vjen nga jashtë.
Artan Hoxha: Ky është vaj kanabisi i prodhuar në Shqipëri. E prodhon një kimist i ardhur nga jashtë nuk është shqiptar. Një dozë e tillë shkon 2-3 mijë euro. Përdoret tek personat që janë me tumor. Ne sot ilegalisht prodhojmë farë kanabisi.