osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

17 gratë shqiptare që na bëjnë krenarë

17 gratë shqiptare që na bëjnë krenarë

1.Nënë Tereza – Humanistja shqiptare ja kushtoi jetën të varfërve, strehimit të fëmijëve të braktisur e ndihmonte personat që vuanin nga sëmundje. Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza) përshkruhej si grua e vendosur, e guximshme, pragmatike dhe e mençur. Për Nënë Terezën ka folur e gjithë bota dhe u bë një nga urat ndërlidhës të njohjes së shqiptarëve në botë.

2.Mbretëresha Teuta – Ajo njihej si Mbretëresha Luftarake dhe e pazbutshme e Ilirëve. Teuta shërbeu si mbretëreshë pas vde.kjes së bashkëshortit të saj Agronit. Jeta e hershme e Teutës dhe viti i lindjes së saj kanë mbetur ende mister dhe varri i saj nuk është zbuluar kurrë.

3.Elena Gjika ishte një nga shkrimtaret shqiptare me famë ndërkombëtare që pati ndikim të madh në promovimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe dha kontribut të madh në Lidhjen shqiptare të Prizrenit. Elena Gjika ishte shkrimtare, publiciste, shkencëtare e një niveli panevropian. Shkrimet e saj kanë marrë një vlerësim të lartë europian. Në to ajo ngrinte zërin për emancipimin e femrës rumune, shqiptare, serbe dhe për gratë e kombeve të tjera.

4.Shote Galica është një nga figurat e pavdekshme historike, një Zhan d’Ark shqiptare. Shote luftoi për 12 vjet kundër forcave serbe për çlirimin e Kosovës. Trimëresha shqiptare është shpallur Heroinë e Popullit.

5.Trimëreshë shqiptare ka qenë edhe Maro Kondi, dëshmorja e parë e Shqipërisë. Maro hodhi veten dhe fëmijën e saj në humnerë së bashku me ushtarët osmanlinj për të mos u treguar atyre shtigjet e kalimit për në mal.

6.Dëshmore që ka dhënë jetën për lirinë e atdheut ka qenë edhe Margarita Tutulani. Ajo dhe familja e saj protestuan kundër sundimit Italian. Margarita ishte figurë udhëheqëse në demonstratën e 28 nëntorit të vitit 1942. Pas kësaj ajo kërkohej nga qeveria fashiste. Ajo dhe vëllai i saj u arrestuan dhe u torturuan në burg. Pasi dolën nga burgu ata u qëlluan për vdekje. Berati u trondit për vdekjen e vëllait dhe motrës dhe brutaliteti i vdekjes së saj i frymëzoi njerëzit të bashkoheshin në rezistencën kundër qeverisë fashiste.

7.Marigo Posio është atdhetarja që qëndisi shqiponjën dhe flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912. Marigoja e qëndisi flamurin me një copë që kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Marigoja është një figurë që ka merita në historinë e Shqipërisë dhe në konsolidimin e femrës shqiptare.

8.Vaçe Zela ka qenë dhe mbetet ikonë e Këngës shqiptare me zërin e saj të jashtëzkaonshëm që mbushte me energji skenat. Ajo është e vetmja femër shqiptare që është nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, për vlerat e saj si artiste e shquar. Për nder të saj viti 2009 u shpall “Viti Vaçe Zela”. Mbretëresha e këngës shqiptare ka fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot.

9.Atifete Jahjaga është e para president e Kosovës që shërbeu për 5 vite të plota në krye të shtetit. Që kur mori detyrën, Atifete u fokusua të përforconte institucionet demokratike të vendit dhe të siguronte njohje më të madhe ndërkombëtare për Kosovën.

10.Sevasti Qiriazi luajti një rol të madh në arsmimin e grave. Ajo ishte nismëtarja e organizimit të arsimit shqiptar për femra dhe mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave. Sevasti Qiriazi ishte e para grua shqiptate që studio në institucionin amerikan Robert College.

11.Ikbal Çika është femra e parë gazetare shqiptare dhe e para pronare femër e revistës ekonomike-letrate “Java”. Ikbal hapi rrugën për fillimet e përfshirjes së femrave në të gjitha fushat e jetës dhe dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e nivelit arsimor, kulturor, emancipues për gratë.

12.Eleni Qirici ka qenë femra e parë shqiptare që aktroi në Hollywood. Ajo ishte një vajzë e bukur, me qëllime që u bë e famshme në Hollywood dhe arriti majat ku çdokush do e ëndërronte. Diva kujdesej gjithnjë ta vinte në pah faktin që ishte shqiptare.

13.Rita Ora është e para këngëtare shqiptare që u bë e famshme në botë. Rita ka kënduar që e vogël, por ishte kënga “Hot right noë” e pbulikuar në vitin 2012 që i dha famën ndërkombëtare. Sot Rita është një nga artistet më të vlerësuara dhe pas saj janë bërë të njohura edhe Bebe Rexha, Dua Lipa, Era Istrefi etj.

14.Sopranot Inva Mula dhe Ermonela Jaho na kanë bërë krenarë me arritjet e tyre në botë. Të dyja kanë prekur skenat e famshme botërore dhe admirohen nga publiku shqiptar e botëror.

15.Laura Mersini është shkencëtarja dhe kozmologia shqiptare e famshme në Amerikë. Laura ka vënë në pikëpyetje teorinë e “Big Bangut” që sipas saj është e pamjaftueshme për të shpjeguar krijimin e university.

16.Në fushën e shkenvës të njohura janë edhe dy motrat shqiptare Detina dhe Argita Zalli të cilat nga emigrante arritën të bëhen shkencëtare e pedagoge. Argita është shkencëtare në fushën e UImunologjisë ndërsa Detina në fushën e Biologjisë Molekulare.

17.Mes femrave shqiptare me të cilat Shqipëria krenohet është edhe Majlinda Kelmendi e cila është femra e parë shqiptare që ka fituar Medalje Olimpike./Xing.al