Një 15 vjeçare nga qyteti i Fierit është bërë nënë e një fëmijë të seksit mashkull, ndërsa bashkë me të shoqin kishin shkuar në qytetin e Durrësit për të lypur, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.
Bashkëshorti i 15-vjeçares, një djalë rreth të 28-ave tregon se ndodheshin në lulishte në momentin që të renë e zunë dhimbje e lindjes.
Atë e dërguan më tej në spitalin e qytetit bregdetar, ku edhe solli në jetë foshnjën. Fatmirësisht të dy, nënë e bir, gëzojnë shëndet të plotë.
Tashmë, babai i ri në moshë tregon se do të kthehen në fshatin ku jetojnë në Fier, për të rritur fëmijën, ndërsa thotë se fatmirësisht, edhe pse pa asnjë para në xhep, edhe nusja edhe i biri janë në gjendje të mirë shëndetësore.