osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

143 vjet nga lindja e shqiptarit të madh, Ramës s’kanë kohë t’i thonë se “profesori i tij”…

143 vjet nga lindja e shqiptarit të madh, Ramës s’kanë kohë t’i thonë se “profesori i tij”…

Nga Roland Qafoku

 15 marsi është një ditë për tu shënuar. 143 vjet më parë lindi një shqiptar i madh. Noshta më i madhi mes të mëdhenjve. Faik Konica lindi në Konicë më 15 mars 1875. Vdiq në Boston më 15 dhjetor 1942. U varros në Forest Hills në Boston.

konica3

Në maj 1995 u rivarros në Parkun Kombëtar në Tiranë në një ceremoni të rrallë shtetërore nderimi. E megjithatë, pllaka e varrit në varrezat e Bostonit qendron ende si të ishte ende atje. Një rit a profeci e atyre që e ideuan dhe zbatuan, nuk dihet. Ndoshta një varr nuk mund ta nxinte famën e Faik Konicës. Me të gjitha bashkë, ai mbetet një shqiptar i madh. U shpall që në vitin e Skënderbeut do nderohej edhe Faik Konica.

3

Por as në ditën e  vdekjes, e as sot në ditën e lindjes, asnjë zyrtar i lartë nuk ka axhendë ta nderojë atë. Ministria e Kulturës duket se merret me punë shumë të mëdha dhe të nderojë kolosin e mendimit Faik Konica i duket si një çikërrimë.

1

As këshilltarët e kulturës së zotit Rama nuk kanë kohë ti thonë se “profesori i tij” Faik beu ka ditën e tij sot. Përse ishte kaq i madh do thotë dikush? Kam zgjedhur 3 thënie të të tjerëve për Faik Konicën dhe 3 thënie të vetë Konicës për të tjerët. Gjergj Fishta e përcaktoi më mirë se asnjë tjetër:

“Faik Konica ishte arbitri i shkrimeve më elegante të gjuhës shqipe”.

Fan Noli e quajti

“Eruditi dhe patrioti më i madh shqiptar”.

Ndërsa poeti, shkrimtari dhe kritiku francez Guillaume Apollinaire i bëri një përcaktim me vulë të thatë:

4

“Faik Konica ishte encikopledi ambulante”.

Ndërsa 3 thëniet e Konicës lidhen: E para është një thirrje që i bën shqiptarëve për të punuar. E dyta është për analistët që çuditërisht “lindën” në kohën e tij dhe e treta për  disa shqiptatë të ardhur nga jashtë. Lexojini dhe shijoni. I shkroi Faik bej Konica:

Për punën:

“Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s’qaj dot”.

Për analistët:

“Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës… Shumë njerëzve u ka rënë erë kërmë; dhe nga çdo çip e prej çdo ngjyre, rendin shpirt-skllevër që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës edhe vetë. Në mes të këtyre të rekrutuarve të papritur, ndodhen edhe ca të vetë-thënë “juristë”.

Për ata që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë:

“E njihni të gjithë atë që “ka parë botë, që është i qytetëruar”… i lag përditë me vaj leshrat, vishet me “të ngushta”, mban një stap të lehtë në dorë e shikon sipër-poshtë gjithë botën… Po ku ka lindur, në pyeç, ky njeri aq i hollë e aq i çuditshëm?… Mos kërko aq larg… Ka parë ditën në Dardhë, në Mollë, a në Breg të Pulës. Është rritur mes bajgave të gomarit a të kakërdhisë së deles”.