osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

14 Marsi, ose nën flamujt e melankolisë

14 Marsi, ose nën flamujt e melankolisë

Nga Ilir Yzeiri

Sot, jo për arsye të festës, por ashtu siç bëj përditë, dola nga shtëpia dhe po përshkoja rrugën që bëj gjithmonë. Po kapërceja « Rrugën e Elbasanit » për të dalë pas Piramidës e pastaj në Bulevardin e Madh kur u ndesha me grumbujt e mëdhenj të njerëzve që po derdheshin nga të gjitha anët për në Bulevardin e Madh. Aty e kuptova një mend se ishte festë. Duke parë ata qindra e qindra njerëz, që, duke iu afruar Bulevardit bëheshin mijëra, mendja ku nuk më shkonte. Shihja njerëz normalë, familje të drojtura, nga ato që jetojnë pa u vënë re. Janë familjet tona të periferisë që nuk i përmend askush, me të cilat nuk merret asnjeri. I kujtojmë vetëm kur duam të shpallim egoizmin tonë dhe kur duam të diferencohemi prej tyre, sepse ata na duken si barrë e rëndë nga që jetojnë në periferi dhe disa herë janë problem se vijnë e shesin në vende të ndaluara apo se kanë ndërtuar në zona që nuk duhet të ngrinin një shtëpi. I shoh gjithë ato fytyra dhe më duket vetja sikur jam në një shtet tjetër, sepse njerëzit që janë derdhur sot në rrugët e Tiranës janë ata që i afrohen sheshit apo Bulevardit si me droje, si me turp dhe u tregojnë  fëmijëve një botë tjetër me rrugë të gjëra dhe me pallate të mëdha, me hapësira të gjera e me dritë.

Befas, gati nuk u besoj syve, po para meje është një burrë i imët, nga ata që ne i quajmë me fjalën fyese dhe ofensive « jevgj », ata që ne shqiptarët racistë, në disa raste, nuk i pranojmë si të barabartë me ne. Në shumicën e rasteve ata bëjnë punët më të vështira dhe më të papranueshme për sqimatarët. Ata zgjohen në mëngjes herët dhe nisin të mbledhin mbeturinat që hedhim ne. Puna e tyra janë kazanët e plehrave. Dhe burri që kam përpara është njëri prej tyre.

Unë e njoh se ai kalon në rrugën e shtëpisë sime, gjithmonë me shpejtësi dhe pa folur. Dikur vinte në rrugën e lagjes sime edhe me një motoçikletë të vogël,  të përshtatur edhe me një karroceri po ashtu të vogël dhe mbi të rrinte ai, bashkëshortja e tij dhe fëmijët, por gjithmonë e ndiqnin dy qen. Tani ka kohë që vjen vetëm me dy qentë. Gjithmonë kam menduar se ku e gjen ky njeri dhembshurinë që punon gjithë ditën dhe mbledh e përzgjedh plehrat që hedhim ne, pastaj në darkë vonë i shet dhe me paratë që fiton ushqen familjen e tij, por çdo ditë ushqen edhe dy qen.

Ndërsa sot, unë gati nuk u besoj syve. Ai ka veshur një xhaketë të bukur, të errët me kopsa metalike, një këmishë blu, me pantallona ngjyrë gri dhe për dore mban djalin e tij të veshur bukur e pastër. Por habia ime nuk mbaron këtu. Ai mban edhe një zinxhir në dorë dhe në fund të atij zinxhiri është një qen i bukur race. Pra, ai, si një zotni i vërtetë, sot ka dalë të festojë me djalin dhe me qenin e racës, modern dhe të bukur. Unë nuk e di ku banon ai. Natyrisht nuk banon në pallatet luksoze nga zbresin përditë budallaçkat e Tiranës me qenin që ua ka blerë i dashuri, babai hajdut apo mamaja kriminele. Ai banon në periferi dhe në ndonjë vend të sajuar si banesë dhe ndryshe nga ne të gjithë, ai është më afër natyrës dhe gjallesave të pambrojtura. Ai, duke mbledhur plehrat që hedhim ne, ushqen familjen e tij dhe qentë që ne jemi gati t’i vrasim.

Ashtu si ai, ata që kanë populluar sot Tiranën janë njerëzit që jetojnë pavarësisht nga ne. Ata janë njerëzit që nuk kanë atdhe, që nuk kanë qeveri që t’i mbrojë apo të kujdeset për ta. Ata janë njerëz të provincës dhe të periferisë. Për ta shteti është vetëm polici që vjen e të thotë se shtëpia jote do të prishet se këtej do të kalojë autostrada që zbukuron Tiranën. Tani që ka ardhur demokracia dhe ka rënë diktatura, ata e dinë se shtet nuk ka më, po ka frikë vetëm frikë nga shteti. Ata dëgjojnë se si zihen e grihen në tv ata që duhet të qeverisin këtë vend dhe mendojnë se vendi është në luftë dhe shpresa e tyre për të jetuar janë punët më të rëndomta, madje jo punët, por mundimet. Shpresa e tyre janë fëmijët apo të afërmit që punojnë jashtë dhe ndonjë punë e gjetur duke paguar para të thatë në dorë. Mirëpo sot ata janë derdhur të gjithë në Bulevardin e Madh dhe janë aq shumë sa të mbushen sytë me lot nga mallëngjimi. Ky është ai popull që duron gjithë poshtërsitë e të gjitha qeverieve që kanë kaluar në këtë vend. Ky është ai popull që duron dhe vetëm duron, që ka humbur besimin të shteti i vet dhe që jeton në atdheun e tij si refugjat dhe njëherë ose dy herë në vit derdhet rrugëve të Tiranës dhe në Bulevardin e Madh dhe i gëzon fëmijët e drojtur të periferisë me bukuritë që ka hapësira e madhe në qendër të Tiranës.

Ndaj shqiptarët festojnë në mënyrë të çuditshem dy festa, 14 marsin dhe 1 Majin, sepse këto dy festa nuk kanë shenjueshmëri të posaçme, ato janë thjesht manifestime të gëzueshme. 14 marsi është një thirrje e brendshme për të gëzuar edhe 1 maji është një festë që shqiptarët e periferisë e përdorin që të sfidojnë veten e tyre dhe shtetin e tyre. Për ta, narrativa e festave nuk ka asnjë rëndësi, nuk është për ta një përkujtim i asaj që shenjonte në fillim, është thjesht një ritual gëzimi, është një mundësi për të mos kujtuar asgjë, po thjesht për vizituar pjesën tjetër tw atdheut të tyre, qendrën e Tiranës dhe Bulevardin e Madh.

Ata dalin dy herë në vit nga mizerja e periferisë dhe derdhen në qendër të Tiranës për të na thënë ne të gjithëve se ky vend përfundimisht është i ndarë në dysh. Ai ka mbledhur pasunarët e këtij vendi në qendër dhe aty të gjitha qeveritë derdhin para dhe vetëm para që ta bëjnë kryeqytetin një vend të shëmtuar me një parajsë për egoizmin e tyre dhe një ferr për shqiptarët e periferisë. Ndaj edhe sot, duke parë atë burrin e imët që shetiste me djalin dhe me qenin si një zotni, duke parë ato mijëra fytyra të pastra fëmijësh të shoqëruar nga nënat e periferisë të bardha në fytyrë dhe drojtura, më erdhën në mend dy krijime të Migjenit, « Ekstazë pranverore » dhe « Nën flamujt e melankolisë ». Ekstazën nuk e pashë askund, pashë shumë melankoli dhe m’u kujtua rruga në kthim drejt periferisë e këtyre njerëzve që sot dhe vetëm për një ditë u ndien njerëz normalë dhe jo shqiptarë të periferisë.