osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

137-vjetorit të lindjes së Nolit: Janullatos, refuzon përkujtimin e “Nderit” të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare!

137-vjetorit të lindjes së Nolit: Janullatos, refuzon përkujtimin e  “Nderit” të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare!

Më 6 janar 1882, lindi personaliteti i ortodoksisë shqiptare dhe një nga figurat e shquara të letrave shqipe, për nderin e të cilit, më 13 mars 2018, kryekleriku grek në Shqipëri, nuk lejoi meshën përkujtimore, me rastin e 53 vjetorit të vdekjes, ndërsa dje për datën e lindjes, në faqen zyrtare të Kishës Ortodokse Autqefale Shqiptare, nuk ka asnjë përkujtim

Vazhdon përpjekja e qëllimtë administrative e Kishës Greke, futur në Shqipëri, me “bekimin” e shtetit sahanlëpirës (anti)shqiptar, për të mohuar dhe zhdukur nga historia faktike e themelimit, pavarësisë e aktivitetit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, figurën e ndritur themeluese dhe drejtuese të kësaj Kishe, Fan Stilian Noli.

Skenarin famëkeq e të turpshëm, për të fshirë nga historiku i Kishës Ortokdokse Autoqefale Shqiptare, “Atin” e saj të ndritur Fan Noli, po e dirigjon oficeri i policisë sekrete greke, “Major” Anastasios Gerasimos Yanullatos, prej 28 vitesh, “kryedjall” i kësaj Kishe në Shqipëri, “desantuar” e graduar në krye të saj, nga politika dhe shteti (anti) shqiptar.

Në vazhdim të kësaj përpjekjeje të dalë boje, Anastas Janullatos, ka refuzuar propozim-kërkesën e besimtarëve ortodoksë shqiptarë në Tiranë-Durrës e rrethe, për të organizuar një ceremoni përkujtimore dhe “Meshë”, në nderim të Fan Nolit, me rastin e 6 janarit, 137-vjetorit të lindjes së tij (1882).

Sipas informacioneve që dispnon “PAMFLETI”, thuhet se Anastas Janullatos, ka “instruktuar” dhe klerikët e tij në Korçë, Gjirokastër, Berat, Fier e Elbasan, të mos lejojnë asnjë aktivitet, apo përkujtesë me emrin e Fan Nolit, qoftë edhe si lutje private besimtarësh, apo grupesh.

Kujtojmë, se në asnjë mjedis, apo material historik zyrtar që ka publikuar “Kisha Janullatos” në Tiranë dhe Mitropolitë e saj në Shqipëri, nuk janë publikuar (janë ndalaur) fotografi, aktivitete dhe emri i Fan Nolit, ndërkohë që më 13 mars 2018, në 53 vjetorin e vdekjes së Nolit, kryekleriku Janullatos, jo vetëm nuk organizoi ceremoni, siç është detyrimi për personalitetet e Kishës, por ndaloi besimtarët, që brenda Kishës në Tiranë e zona, të bënin “Përshpirtje përkujtimore” për të.

Përpjekja për zhdukjen e figurave dhe çdo fakti e elementi kombëtar, nga historia e Kishës Autoqefale Shqiptare, që kulmon me guximin banal, për të mohuar edhe figurën e “Imzot Nolit”, janë skenar greko-ruso-serb, për të fshirë ekzistencën e ortodoksizmit shqiptar.

Gjersa në këtë botë, Janullatos po bënë “djallin”, urojmë që në botën e përtejme, Zoti ta mëshirojë e ta fal, për mëkatin e rëndë që po bën, duke tentuar të zhbëjë, një realitet që nuk zhduket dot, me pazaret dhe historikët e përdalë që shkruan ai./Pamfleti