osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

13 “bilbilejtë” e pushtetit PD-LSI që shitën “HEC-Bistrica 1-2”; ia dhanë “Kurum”-it, sa vlera e 1 viti prodhim energji

13 “bilbilejtë” e pushtetit PD-LSI që shitën “HEC-Bistrica 1-2”; ia dhanë “Kurum”-it, sa vlera e 1 viti prodhim energji

Edhe bosët e hotel “PLAZZA” ish-sekserë të Ritvan Bodes; luajtën rolin me ofertë fiktive/ Sali Berisha e Ilir Meta urdhëruan shitjen; Sokol Dervishaj ishte kryetar komisioni, Gazment Bardhi, ekspert juridik; Majlind Lazimi ekspert prognoze; Alfred Rrushaj ekspert standardesh; kushëriri i Luan Bregasit, ekspert energjie; hetuesi Zamir (Stefani) Moçka, konsulent jurisprudence; ndërsa Dael Dervishi, djalë dajo i Ilir Metës, ishte drejtor i AKBN dhe propozues i shitjes

Në Prokurorinë e e Përgjithëshme, është akoma “stok hetimor”; depozituar prej ministrit të Financa-Ekonomisë, Arben Ahmetaj; kundër komisionit shtetëror të qeverisë PD-LSI, që inskenoi dhe përzgjodhi ofertën e shitjes së “HEC Bistrica 1 -2”, në muajin dhjetor 2012.

Referuar relacionit që shoqëron kallëzimin penal, rezulton se këto dy HEC-e, janë shitur tek firma “Kurum”, me çmim 52 milionë Euro, ose sa vlera e energjisë që ata prodhojnë në 2 vite.

Për ta hequr përgjëgjësinë nga vetja, dy ish-“bejlerët” e pushtetit, Berisha-Meta që kishin bërë pazarin paraprakisht me kompaninë “Kurum”, ngritën një komision me vartës e familjarë të bindur të tyre; të cilët aktruan gjoja përzgjedhjen e ofertës më të lartë ekonomike e kompaninë më serioze.

Në garë, ishte firma “Kurum” e parcaktuar si fituese, qysh kur u bë pazari nga Berisha-Meta me të; dhe 6 firma të tjera kukulla të gjetura nga Ritvan Bode, i cili i futi sa për numër në garë, me oferta 15-60% më të ulëta se “Kurum”, me qëllim që kjo të dukej oferta më e lartë.

Mes “aktorëve” që luajtën rolin në këtë super-vjedhje, ishin dhe dy bosët e hotel “Plazza”, Behar Male e Vasil Naçi, të cilët u paraqitën me firmën e makoranave “Agna” dhe me atë të ndërtimit “Tirana International Development (TID), me vlerë 37.1 milionë Euro, ose 15.8 milionë euro më pak se “Kurum”.

Ndërsa komisioni që përzgjodhi ofertat, shpalli fituesit dhe firmosi shitjen e HEC-Bistricë 1-2” me vlerë 52.9 milionë Euro; ishin këta 13 “bilbilej” të pushtetit PD-LSI: – Sokol Dervishaj, kryetar; ndërsa anëtarë “ekspertë” ishin Gazment Bardhi, Alfred Rushaj, Dael Dervishi, Majlind Lazimi, Agim Bregasi, Genti Minarolli, Zamir Stefani(Moçka), Fatmir Isufaj, Dhurata Hoxha, Petrit Gjoni, Eduart Elezi e Doris Çarçani; 4 nga të cilët janë përsëri drejtorë në pushtetin e “Rilindjes”: ndërsa të tjerët po “luftojnë kundër korrupsionit”, për të rikthyer “pushtetin e ndershëm” PD-LSI./Pamfleti