Një nxënës i shkollës britanike është zyrtarisht një nga fëmijët më të zgjuar në botë, pasi ka marrë rezultatin maksimal në një test ‘Mensa’, duke shënuar pikë edhe më shumë se Albert Einstein.
Barnaby Swinburn, 12 vjeç, nga Bristol, tani është pranuar në klubin me IQ të lartë pasi shënoi pikët më të larta të mundshme për një djalë të moshës së tij, 162.
Ajnshtajni kishte një IQ prej 160. Prindërit krenarë Ghislaine dhe Christopher Sëinburn thanë se djali i tyre tashmë ka zgjedhur kursin e tij universitar në programimin kompjuterik.