Klevis Balliu ka vizituar protestuesit e lënduar në Spitalin e Traumës ku ka pohuar se koha e bandave dhe e kryeministrit Rama ka marrë fund.
Sa i përket lëndimit të efektivëve, ai bën me faj policinë duke shtuar se ata nuk u bënë palë me protestuesit duke nënvizuar se u bë thirrje që ata të hiqnin kapelën dhe t’u bashkoheshin tubimit.
“Policët ishin në krye të detyrës, që dhanë maksimuim e tyre. Banorët kanë kërkuar që policët të heqin kapelat dhe t’iu bashkohen atyre në protestë.
Kohës së bandave po iu vjen fundi, kohës së Ramës po i vjen fundi, tani është koha e qytetarëve. Ftoj të gjithë qytetarët t’iu bashkohen banorëve”, tha Balliu.