Dje u përfol në media se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, është shprehur në parlamentin helen se shumë shpejt Greqia do të ketë mundësinë për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në detin Jon.
Disa prej politikanëve shqiptarë e cilësuar si alarmuese këtë deklaratë. Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama ka reaguar indirekt me anë të një komenti në rrjetet sociale ku i përgjigjet një komentuesi i cili i tha se ujërat detare ia fale Greqisë.
“Te rrofte Skenderbeu ne balle kur ne koke ke Saliun dhe flet per “falje detesh” sikur flet per falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha se po te kapen ne gjume, i hengre e ike ne drejtim te paditur”, shkruan Rama në përgjigjen e tij, pas ngacmimit të komentuesit.