osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“12 milje? Grekët i bie të dalin disa km mbi kodrat e Sarandës”

“12 milje? Grekët i bie të dalin disa km mbi kodrat e Sarandës”

Vizita e ministrit të jJshtëm grek në Tiranë dhe pakti detar sipas specialistit të së drejtës ndërkombëtare, Prof. Ksenofon Krisafi.

Përplasjet në basenin e Egjeut nuk mund të mos jenë dëshpëruese për shqiptaret sepse bëhet fjalë për dy vende miq me Shqipërinë me të cilët na lidh një histori e bashkëjetesë e pashmangshme, thotë akademiku Krisafi.

Ai flet edhe mbi zërat për “12 milje zgjerim”.

“Ështe alogjike dhe absurditet i padiskutueshem qe te mendosh se Greqia do ta shtrije gjeresine e ujrave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim te Sarandes ne 12 milje detare.

Së pari nuk ka hapesire te mjaftueshme per kete gjeresi. Se dyti, ne baze te nenit te lartpermendur te Konventes per te drejten e detit, kete te drejte e ka ne te njejten mase edhe Shqiperia.

Sipas kesaj logjike te ketyre “specialisteve per gjithecka” nuk del llogaria, sepse greket do te duhet te dalin disa km mbi kodrat e Sarandes, kurse shqiptaret do te kapercenin diku nga mesi i territorit tokesor te ishullit te Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.

Më poshtë, intervista e tij dhënë për gazetën Dita.

– Profesor Krisafi, konflikti turk me Greqinë aktualisht ka hapur shumë diskutime dhe lë shteg për zhvillime të mëtejshme. Si një ekspert dhe njohësi më i mirë i kësaj fushe, a mund të na thoni diçka më tepër? A duhet të shqetësohemi?

– Është çështje që me të drejtë meriton vëmendje. Zhvillimet e ditëve të fundit dhe madje të orëve të fundit në basenin e Egjeut, i cili lag brigjet e dy prej fqinjëve dhe miqve të Shqipërisë, Turqisë dhe Greqisë, kanë marrë përmasa problematike. Ata janë përfshirë një një mosmarrëveshje serioze dhe ujërat e detit janë mbushur nga anije të shumta eksploruese, kërkimore, por edhe lufte, që mbajnë jo vetëm flamujt kombëtarë të të dy vendeve, por edhe të disa shteteve të tjerë. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se në një fjalim në orëve të fundit presidenti turk Erdogan paralajmëron Greqinë se Turqia do marrë gjithçka që i takon.

Më konkretisht, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu ai u shpreh se “Dëshirojmë që të gjithë të shohin se Turqia tashmë nuk është një vend që do t’i testohet durimi, vendosmëria, mundësitë dhe guximi. Ashtu sikurse nuk synojmë territorin, sovranitetin dhe interesat e askujt, ne nuk do të tolerojmë kurrë (të shkelin) ato që na takojnë neve…”, u shpreh Erdogan.” Gjithçka, siç dihet lidhet me pretendimet e përbashkëta të të dyja palëve për të drejtën e përkatësisë territoriale në hapësira detare, ku mendohet se ka rezerva të konsiderueshme nafte e gazi.

Ju më pyesni, a duhet të shqetësohemi. Jo. Nuk duhet të shqetësohemi. Mos u shqetësoni dhe mos u frikësoni! Ndoshta pamjet që vijnë nga ekranet e kanaleve të ndryshme televizive janë realisht të frikshme, por është dëshira e kujtdoqoftë, e popujve që aspirojnë paqen e mirëkuptimin që arsyeja të dominojë emocionet. Politika e të dy miqve tanë do të ketë urtësinë t’i kthehet sa më parë tryezës së negociatave, për gjetjen e zgjidhjeve që janë në interes të të dy vendeve.

Profesor, ndërkohë lajme të tjera vijnë për raportet Athinë -Tiranë, me të njëjtën temë. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë diskutimeve të djeshme në Parlamentin për ratifikimin e marrëveshjeve detare me Italinë dhe Egjiptin, të firmosura gjatë javëve të fundit deklaroi, se shteti i tij do të shtrijë ndikimin deri në 12 milje edhe në detin Jon. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, sipas tij, do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare…

Një lajm shumë i mirë, një vizitë më se e mirëpritur, sepse sa më shumë që fqinjët të takohen e të bisedojnë aq më pak keqkuptime mbeten, aq më shumë forcohet mirëkuptimi dhe miqësia midis tyre. Kështu që, besoj unë, gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe jo vetëm ata, janë të gëzuar nga ky lajm. Shpresohet se do të vazhdojë më tej dialogu i nisur shumë vjet më parë dhe i mbetur ka krye për shkelje të rënda të disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare, që çuan në cenimin e interesave të Shqipërisë.

Kjo vizitë mund t’i japi impulse pozitive vazhdimit të negociatave që filluan në pranverën e vitit 2018 për trajtimin e ndarjes sëkufirit të Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE) dhe të Shelfit Kontinental (SHK) ndërmjet dy vendeve, secila duke patur parasysh interesat dhe kuadrin përkatës juridik.

Siç dihet, Shqipëria dhe delegacioni i saj, e kanë të përcaktuar, madje të kushtëzuar qëndrimin e vet nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i vitit 2010, i cili e shpalli marrëveshjen e prillit 2009 antikushtetuese, në kundërshtim me parimet themelore te së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit dhe që kishte çuar në rrezikun e cedimit të një sipërfaqeje të rëndësishme të territorit detar të Shqipërisë.

Po pala greke? Sepse sipas gazetës “Protothema“, duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo, Mitsotakis u shpreh, po përsëris se: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojmë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë”

Natyrisht edhe pala greke ka pozicionin e saj në mbrojtje të interesave të vendit të vet. Në çdo rast negociatat do mbështeten fuqimisht në parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, të sanksionuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Siç dihet ato janë të detyrueshme për të gjithë shtetet anëtare, perfshire edhe fqinjët. Ato janë respektimi i barazisë sovrane, sovranitetit shtetëror dhe i tërësisë territoriale, ndalimi i kërcënimit me forcë, mosndërhyrja në punet e brendshme, moskërcënimi, ndalimi i presioneve, intimidimeve etj.

Rinisja eventuale e bisedimeve me palën greke do të kërkonte fillimin e përgatitjeve serioze, duke iu akoruar atyre gjithë kohën e nevojshme, me qëllim që delegacioni shqiptar të jetë në gjendje t’i përballojë ato me dinjitet dhe të mbrojë me vendosmëri, me argumente të fuqishme juridike interesat e vendit të vet.

Ku konkretisht?

– Palët nuk duhet të impresionohen dhe të nguten për të gjetur sa më parë dhe me çdo kusht një zgjidhje. Duhet mbajtur parasysh se bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme. Përvoja e shteteve të tjerë tregon se ata i kanë vazhduar negociatat me dekada, madje ka edhe raste që kanë kaluar shekullin, siç është rasti i negociatave ndërmjet ShBA dhe Meksikës që negociojne prej rreth 118 vjetësh për një sipërfaqe të kontestueshme prej 2 km katrore, ose Norvegjia me Finlandën prej 100 vjetësh për 1 hektar e 400 metra katrorë.

Nëse gjatë negociatave mund të shfaqen vështirësi për shkak të ngurtësimit eventual të palëve në qëndrime të patundshme, mund të ishte një rrugëzgjidhje e përshtatshme kalimi i saj për trajtim në Gjykatën e Hagës ose në atë të Hamburgut, kur shpresohet të ketë më shumë objektivitet dhe paanësi, larg ndikimeve të politikës së çastit.

Në fjalën e vet kryeministri grek tha gjithashtu edhe se “Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojm standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje”. Ky pohim i tij shkaktoi hamendësime në një opinion të caktuar, përfshirë edhe mediat, të cilët ngritën supozime e hipoteza…

– Pa pretenduar për t’u ndalur dhe shprehur gjerë për këtë çështje realisht shumë të rëndësishme, do të thoshja vetëm disa mendime të përgjithshme, vështruar në aspektin strikt juridik.

Ndarja e detit midis shteteve përballë ose në krah të njeri – tjetrit bëhet duke mbajtur parasysh disa parime të përcaktuara nga e drejta e detit, posaçërisht Konventa e Montego Bay.

Ai që u përmend nga z. Micotakis, i referohet rasteve të shteteve që kanë përballë ose në krah hapësira detare më pak se 24 milje, d.m.th. dyfishi i gjerësisë së ujrave (detit) territoriale. Por është e sigurt se shërbimet kompetente të shtetit grek, specialistët përkatës në Ministrinë e Jashtme në Athinë, e dinë fort mirë se ky parim i përgjithshëm zbatohet duke patur parasysh një varg rrethanash që kanë të bëjnë me konfiguracionin gjeografik e natyror të rajonit si dhe me faktorë të tjerë me ndikime të ndryshme.

Kriteri i ndarjes se kufirit të ZEE dhe SHK, në këto raste mbeshtetet mbi

a)parimin e barazlargesise (ekuidistances), i quajtur ndryshe edhe parimi i vijes mesore (mediane) dhe

b)parimin e ekitese – equality solution, i perkthyer ne shqip si zgjidhja ose parimi i drejtesise ose ndershmerise, si në

c)parimin e perzier qe bashkon elemente nga te dy parimet e mësipërme.

I pari perdoret kur konfiguracioni i bregdeteve, karakteristikat gjeomorfologjike te shtratit dhe nentokes se shtratit te detit, jane normale, pa probleme qe komplikojne drejtesine dhe ndershmerine e caktimit te vijes se kufirit.

I dyti dhe i treti, sipas vleresimit te vete paleve, ose te ndonje gjykate nderkombetare qe mund te zgjedhur nga palet per ta trajtuar ceshtjen, perdoret kur nuk ekzistojne kushtet e parimit te barazlargesise, te permendura me larte.

Palët bëjnë përpjekje që në përshtatje me interesat e veta dhe kushtet e terrenit të gjejnë rrugën e kompromisit, për të zbatuar parimin ose parimet më të pranueshme. Ndryshe do të ishte shumë e vështirë të gjendet kompromisi dhe negociatat të japin rezultatet e duhura për të dyja palët.

Lidhur me deklarimin e shpalljes së gjerësisë së ujrave territoriale në detin Jon në përmasën e 12 miljeve, duhet sqaruar se në bazë të përcaktimeve të Konventës për të Drejtën e Detit të Montego Bay, se 10 dhjetorit te vitit 1982, ku jane pale Shqiperia dhe Greqia, shtetet kanë të drejtë ta përcaktojnë në mënyrë të njëanshme kufirin e tyre detar, kur kanë përpara brigjeve të veta hapësira detare që tejkalojnë dyfishin, përkatësisht të ujrave territoriale, të ZEE dhe SHK. Pra është e drejte e tyre diskrecionare për gëzimin e së cilës nuk kanë nevojë të marrin pëlqimin e shteteve të tjerë.

Kjo do të thotë që shteti, në varesi të relievit natyror dhe konfiguracionit gjeografik, të pozicionit të shtetit perkates dhe shteteve te tjere perballe, mund ta caktojne gjeresinë e tyre nga 0 deri ne 12 milje detare. Mbi këtë bazë vendi ynë e ka gjerësinë e ujërave të veta territoriale 12 milje detare. Në këtë kuptim edhe deklarimi i bërë në parlamentin grek ose në mediume të ndryshme greke ose të huaja, është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Eshte prerogative e pakontestueshme e palës greke, e cila, siç merret me mend do te shtrihet deri ne 12 milje detare vetem ne ato segmente te bregdetit të vet, perballe te cilave shtrihen hapesira detare ku gjeresia duhet te jete minimalisht jo me e vogël se 24 milje detare.

Por eshte alogjike dhe absurditet i padiskutueshem qe te mendosh se Greqia do ta shtrije gjeresine e ujrave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim te Sarandes ne 12 milje detare.

Së pari nuk ka hapesire te mjaftueshme per kete gjeresi. Se dyti, ne baze te nenit te lartpermendur te Konventes per te drejten e detit, kete te drejte e ka ne te njejten mase edhe Shqiperia. Sipas kesaj logjike te ketyre “specialisteve per gjithecka” nuk del llogaria, sepse greket do te duhet te dalin disa km mbi kodrat e Sarandes, kurse shqiptaret do te kapercenin diku nga mesi i territorit tokesor te ishullit te Korfuzit.

Eshte kjo arsyeja pse duket e pabesueshme ato qe komentohen nga njoftimet e mediave greke, duke i shkeputur nga konteksti i vertete i konceptit juridiko-nderkombetar.

Ne si shqiptarë duam të shpresojmë se situate në Egje do të qetësohet dhe vizita e Dendias në Tiranë do të jetë e suksesshme.