osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

11 vite pas tra.gjedisë së Gërdecit: “Kr.im shtetëror, babëzi për para!” Familjarët me sytë nga Strasburgu! (Video)

11 vite pas tra.gjedisë së Gërdecit: “Kr.im shtetëror, babëzi për para!” Familjarët me sytë nga Strasburgu! (Video)

Lotët ende nuk janë tharë në sytë e tyre. Nuk kanë lënë në harresë një nga ditët më të dhimbshme të jetës së tyre. Edhe 11 vite më pas, plagët janë të hapura për tragjedinë e Gërdecit, me 26 jetë të humbura dhe dhjetra të plagosur. Kërkojnë ende drejtësi.

Në një ritual të përvitshëm, njëjtë si 11 vjet më parë, banorë të Gërdecit në Bashkinë e Vorës, kanë përkujtuar të afërmit e tyre të cilët i humbën në një tragjedi që e quajnë krim shtetëror.

Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, shkaktoi 26 jetë të humbura në shkurtin e 2008-ës. Këtë vit, shoqërues të familjarëve në homazhet në kujtim të të dashurve të zemrës, ishin vetëm mediat. Asnjë përfaqësues nga shteti.

Zamira Durdaj humbi djalin e saj 6 vjeçar, Erisonin. Ndihet e pashpresë nga drejtësia dhe tregon para mediave kalvarin për të kërkuar të drejtën e tyre.

“Nuk është hetuar fare kjo çështje, vetëm janë tallur me ne. Të braktisur jemi të gjithë ne. Kush na ka mbështetur ne, ne mbështesim njëri-tjetrin. Është një vepër korruptive, falsifikimi i firmës amerikane që u rrëzua nga gjykata e shkallës së parë, mbas 5 vjetësh betejë pranimi i gjykimit të shkurtuar, mbyllja në Gjykatën e Lartë, përgjigjja nga Strasburgu nuk vjen kurrë, ku është përparësia ime? E kanë çuar në Strasburg për proces të parregullt, ne si viktima nuk jemi palë në proces, është prokuroria, por ajo përfaqëson shtetin, jo ne. nuk pres asgjë nga politika. e pres nga sistemi i drejtësisë, e pres nga prokuroria e përgjithshme” u shpreh zonja Durdaj.

Familjarë të tjerë thonë se nuk do të ndalen përpara asgjëje derisa përgjegjësit të jenë pas hekurave të qelisë. Për ta, nuk është një aksident teknologjik, pasi banorët e zonës punonin me mjete rrethanore. E quan një krim shtetëror prandaj kanë hequr edhe pllakatën e vënë për përkujtimin e të ndjerëve, ku shkruhej: aksident teknologjik.

“Këtë ritual do ta kryejmë derisa të jemi gjallë, do ta lëmë brez pas brezash. Kush e ka ndjerë veten shqiptarë ka qenë i mikëpritur, kush ka menduar se mund të na përdornin e kanë pasur shumë gabim, sepse ne nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë. Kemi marrë përgjigje verbale nga Arta Marku, shpresat i kemi në Strasburg, shpresojmë të vendosë drejtësi për ne. Sa i përket dëmshpërblimit ajo ka qenë pjesa jonë, ne nuk do falim asgjë nga ata që bënë Gërdecin. Sot është një pllakat, se bëmë luftë të madhe të hiqnim fjalën aksident teknologjik, e hoqëm me vendimet tona. E konsiderojmë krim shtetëror, babëzi për para”, shprehet për Report Tv një prej familjarëve.

Një tjetër familjare thotë për gazetarin Arsen Rusta: “Do t’i kujtojmë derisa sa të jemi gjallë, nuk do ta harrojmë këtë ditë”

Në një intervistë për ReportTv Ilirjan Deliu i cili kur ishte 22 vjeç humbi 5 prestarë të familjes kujton se si mundi t’i shpëtojë vdekjes 10 metra larg flakëve të punishtes famëkeqe.

“Ishte ora 12 pa 5 isha në baçe, filloi një flakë e tmerrshme. Punë minutash na kanë shpërndarë nga shtëpia, që mori flakë, Nipi ngeli aty, babai me mamin i çuan në Itali, ishte djegia mbi 80%.

Ne këtu para 2008-ës, kullonim lopët..në 2008 sollën makineritë.

Mami, babi, vëllai punonin këtu, që nuk jeton sot asnjëri prej tyre. Lodhja ishte në maksimum. Vetëm kam punuar mbasdite, vija ndihmoja prindërit. Kishte edhe ushtarakë, teknologjia zero, shkarko me fadromë me kamion, si të ishin gurë jo predha e barut.

Më parë kanë qenë pemë dhe plepa dhe një kapanon ushtrie dhe u lirua komplet zona.

Kush e solli municionin këtu në mes të fshatit? Nuk ka më drejtësi”, tregon Deliu.