Shtetet e Bashkuara të Amerikës kujtojnë sot 17-vjetorin e sulmeve terroriste në Kullat Binjake në Nju Jork, më 11 shtator 2001, ku humbën jetën mbi 3 mijë persona.
Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook, në rubrikën e përhershme që uron nisjen e ditës për shqiptarët shprehet se ‘tragjedia ndryshoi botën’.
Mirëmëngjes dhe me këtë kujtesë për tragjedinë që ndryshoi botën, ju uroj një ditë të mbarë.
Nga sulmi terrorist i i Al-Qaeda-s mbi dy Kullat Binjake, ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe Pennsylvani mbi 3 mijë persona humbën jetën nga 70 vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.