Policisë Kufitare Shqiptare i janë shtuar 11 dronë të rinj me kamera termike për të kontrolluar kufirin tokësor dhe detar me qëllim parandalimin e emigracionit të paligjshëm.
Dronët erdhën si dhuratë nga qeveria britanike, e cila ka si qëllim rritjen e kapaciteteve të policisë shqiptare. Më herët me fondet e qeverisë britanike u ndërtua dhe Komisariati i ri i Rinasit ku tashmë britanikët do të asistojnë edhe me ekspertizën e tyre.
Në aeroportin e Rinasit falë bashkëpunimit mes 2 qeverive do të ngrihet një qendër policore ku do të funksionojë një task-forcë e përbashkët e emigracionit e cila do të jetë përgjegjëse për koordinimin e masave operacionale kundër emigrantëve të paligjshëm të cilët kanë tentuar apo kanë kaluar në Britaninë e Madhe.
Task-forca e cila do të ketë policë shqiptarë dhe britanikë do të analizojë rastet me qëllim zbulimin e grupeve kriminale që kontrabandojnë shqiptarë me gomone apo kamionë drejt Britanisë apo grupe më të sofistikuara që falsifikojnë dokumente me qëllim final mbërritjen në Britani